5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Dha dorëheqje nga posta e Kosovës, kunata e Ramush Haradinajt e ‘zhytur’ në borxhe, kjo është vlera e pasurisë

Rekomandime

Vesmira Haradinaj deri në verën e këtij viti ishte drejtoreshë e marketingut në Telekomin e Kosovës. Mirëpo në qershor të këtij viti ajo ka treguar se dha dorëheqje nga kjo pozitë. Duke qenë drejtoreshë, ajo kishte deklaruar pasurinë e saj, falë rrogave të saj, të ardhurave të tjera të familjarëve, borxheve e të tjera.

Kështu, Vesmira Haradinaj e martuar me Frashër Haradinajn, në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar se tek pasuria e paluajtshme posedojnë dy shtëpi e një banesë, të gjitha në vlerën 390 mijë euro.

- Advertisement -

Ajo ka deklaruar se posedon edhe stoli në vlerën 16 mijë euro. Haradinaj ka treguar se bashkëshorti i saj është bashkëpronar në një medium lokal në vlerën prej 5 mijë euro.

Ajo ka deklaruar e posedon të kursyera mbi 2.800 euro, ndërsa borxhet e saj dhe të bashkëshortit arrijnë vlerën 300 mijë euro, siҫ ka deklaruar ajo si kredi dhe huazime parash për shtëpitë e tyre, njërën nga to në Brezovicë.

Ajo ka deklaruar se si drejtoreshë në Telekom kishte pagën në vleren 1,300 euro, ndërsa pagën e dytë në Petrol Company si shefe e administratës merr pagën 1.500 euro. Ndërkaq paga e bashkëshortit të saj arrinë vlerën 1.200 euro. Ndërsa nga qeraja e banesës marrin 700 euro.

- Advertisement -

Ndërkaq ajo posedon se pasuritë e përbashkëta të trashëguara nuk i ka deklaruar për arsye subjektive.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit