-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Si u mor vesh Shefi i Njësisë Speciale të Kosovës me nënkryetarin e Zubin Potokut për t’i ndalë provokimet në Bërnjak

Rekomandime

Shefi i Njësisë Speciale Operative të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti, të martën ka pasur një bisedë me nënkryetarin e Komunës së Zubin Potokut, Nemanja Jakshiq, lidhur me provokimet që kanë ardhur nga ana e protestuesve serbë në Bërnjak.

- Advertisement -

Në këtë bisedë Ahmeti dëgjohet duke thënë se Policia e Kosovës nuk do ta pengojë askënd që të lëvizë, mirëpo as nuk do të tolerojnë pr*vokimet nga ana e protestuesve, njofton Klan Kosova.

“Dje kam pasur kontakt me kryetarin në fillim, edhe na ka thënë se do t’i largojë njërën anë të kamionëve gjatë ditës. E di që kryetari nuk i përfaqëson krejt njerëzit këtu. Nuk e kam vendos në presion për të mos i thënë nuk e ke bërë këtë. Keni thënë që nuk ka pr*vokime, ne nuk e provojmë askënd sepse jemi profesionistë por njerëzit po i ngrenë gishtat e mesit duke pirë nga tre bi*ra. Me qenë pak të kujdesshëm. Po flas për sot, mos të ndodhtë të ketë provokime sepse do të vini me një kërkesë tjetër”, dëgjohet teksa thotë Ahmeti.

“Nuk ua përsëris kërkesën e djeshme për kamionët, sepse e di që ju vendos në pozitë të vështirë dhe nuk mund të realizoni. Atë e realizoj vetë nëse marr urdhër”.

- Advertisement -

Ahmeti thekson se policët e Kosovës janë profesionistë dhe si të tillë reagojnë pa asnjë tendencë ndaj askujt.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit