1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Siguron Kurti: SHBA-ja është e pazëvendësueshme, me Grenell kam komunikim të vazhdueshëm

Rekomandime

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleat i pazëvendësueshëm i shtetit të Kosovës.

- Advertisement -

Në një konferencë për media, Kurti konfirmoi se taksa ndaj mallrave serbe (lënda e parë) do të hiqet me 15 mars, shkruan Indeksonline

“Por unë tash jam kryeministër i Republikës së Kosovës dhe s’kam kurrfarë zori të mbledh poenë. ShBA janë të pazëvendësueshme për neve. Unë nuk mendojë se mund të kemi një super fuqi tjetër, siç ka menduar dikush tjetër. SHBA, NATO, BE, Gjermania, Franca, Italia por edhe Britania e Madhe dhe shtetet e tjera janë aleat tanë”, është shprehur ai.

Më tej, Kurti ka folur edhe për Konferencën e Mynichut, ku s’pati rast të takohet me përfaqësuesin e Donald Trump, Richart Grenell.

- Advertisement -

“Atje kam zhvilluar me kryeministrat e rajoneve, me State Departamentin Amerikan. Por unë kur kam shkuar në Konferencën e Sigurisë në Myunich s’kam kërkuar takim me Grenell. Komunikimin me të e kam pasur dhe vazhdojë ta kemi të vazhdueshëm. Besojë se në kohën e duhur jemi duke i marrë vendimet e duhura”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit