10.8 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Ngjarja e pazakontë e Labinot Tahirit: I mori në kufirin e Hungarisë francezin dhe hebreun, i solli në Kosovë, pastaj

Rekomandime

Ish-deputeti i Kosovës dhe këngëtari Labinot Tahiri ka rrëfyer për një ngjarje që i ndodhi këto ditë.

- Advertisement -

Derisa ishte duke udhëtuar një francez dhe një hebre i kërkuan autostop në kufirin e Hungarisë që ti merrte me vete.

Ata po shkonin drejt Maqedonisë, derisa Labi i kishte në veturë dhe u fliste për Kosovën e Shqipërinë që asnjëri prej tyre nuk e kanë ditur se ku janë.

Pastaj Labi thotë se i mori me vete në Kosovë, në Ferizaj dhe qëndruan aty, për t’ua treguar karakterin tonë shqiptar.

- Advertisement -

Pas kësaj, Labi thotë se, ata dëgjuan muzikën e Nexhmie Pagarushës, pastaj historinë e Skënderbeut.

Të gjitha këto sipas Labit i kanë incizuar dhe do të realizojnë pastaj një dokumentar.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Dy djem të ri më kërkuan në autostop që ti marrja me vete!

Abraham ( hebre) Tity ( francezi) dhe unë Shqiptari!

Ata donin të shkonin në Maqedoni derisa udhëtonin nga Franca e nē kufi të Hungarisë i morra me vete

I pyeta fillimisht;

A e dini ku është Kosova? Me than jo! 

Po Shqipëria a e dini ku është? Prap me than jooo

Dhe nga ai moment vendosa me i marr me vete dhe udhëtuam 700 km se bashku deri në Ferizaj, ku iu tregova karakterin tonë shqiptar, po ashtu se si familjet  shqiptare strehuan familje hebraike ne luftën e dytë botërore e kështu me radhë!

Karl Abraham hebre  dhe Titoy Francez!

Ata kishin rastin të dëgjojnë simbolin e muzikës sonë shqiptare,  legjendën Nexhmie Pagarusha!

Historinë e Skënderbeut dhe të Adem Jasharit, të gjitha keto i kanë regjistruar ne kamerën e tyre per te bere dokumentarë, imagjinoni 700 km rrugë, te gjitha këto i kam përfshirë në udhëtimin që e bëm se bashku!

Atyre, ua pagujta taxin nga dora e të gjithë shqiptarëve deri në Maqedoni dhe pak para kash, me ju tregua , se SHQIPTARI, nuk e le askënd nē rrugë, pavarësisht fesë, kombësisë e kulturave.

Nderkohë do t’a postojë edhe videon!

Me respekt, Labi Kosovë e Shqipërisë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit