1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Simptoma e re e koronavirusit po tmerron njerëzit: Shikojeni çka i ka bërë kësaj gruaje në Britani

Rekomandime

Një e shëruar nga coronavirusi e cila prej javësh luftoi në spital, thotë se ka pësuar një rënie të madhe të flokëve dhe sipas saj mund të jetë një tjetër efekt anësor që ndoshta shkencëtarët ende nuk e dinë.

Mediat britanike kanë publikuar historinë e 30 vjeçares Grace Dudley nga Essex dhe po hedhin dyshime pasi pacientë të tjerë të shëruar nga virusi kanë humbur flokë.

- Advertisement -

Teksa ishte e shtruar në spital ajo vuri re që flokët po i binin dhe pasi u shërua rënia ishte edhe më e madhe sa vendosi ti priste të shkurtra. Ajo punon si make-up artist e cila humbi nga coronavirusi babanë e saj dy ditë pasi doli nga spitali.

- Advertisement -

Pas historisë së saj, në rrjetet sociale po postohen foto me pacientë të cilët tregojnë se gjithashtu kanë pësuar rënie të flokëve.

‘Shumë njerëzve po u bien flokët dhe nuk e kuptojnë pse po u ndodh. Unë mendoj se është simptomë e koronavirusit’. Megjithatë pretendimi i saj ende nuk është konfirmuar nga shkencëtarët dhe ekspertët pasi mund të ketë lidhje stresi dhe goditja nga sëmundja.

- Advertisement -

Duke marrë shkas nga përvoja e saj, Grace bën thirrje për kujdes maksimal: Maskë, distancë dhe higjienë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit