16.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Sindikata e Policisë: Zyrtarët policor po japin dorëheqje, disa prej tyre kanë gjetur punë që paguhet më mirë

Rekomandime

Valës së migrimit të fundit nga Kosova, i janë bashkuar edhe punonjësit e sektorit publik bashkë me mjekët, po largohen edhe zyrtarët që shërbejnë në institucionet e sigurisë së vendit.

Fakt ky i cili po konsiderohet mjaft shqetësues për të ardhmen e Kosovës.

- Advertisement -

Këto pretendime i konfirmojnë edhe në Sindikatën e Policisë së Kosovës, ndonëse mungojnë të dhëna zyrtare mbi numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që kanë dhënë dorëheqje nga ky institucion për të marrë rrugë drejtë vendeve të BE-së.

Po them më shumë bindje që të gjithë pjesëtarët e PK i mban vullneti për atdhe dashuri, unë e di që secili që aplikon me u punësu në PK, e ka ndjenjën e mbrojtjes së vendit, kjo është ajo që na mban më shumë, po kemi raste kur zyrtarët policor kanë bërë kërkesë për dorëheqje dhe janë larguar nga PK, nuk i di arsyet për të gjitha rastet por disa prej tyre kanë gjetur punë që paguhet më mirë” tha Imer Zeqiri, Kryetar i Sindikatës së PK-së.

Në këtë sindikatë kërkojnë që të ngritet një alarm për largimin e zyrtarëve të sigurisë, numri i të cilëve mund të rritet edhe më shumë, në mungesë të kushteve më të mira për ta.

- Advertisement -

“Do duhej të ngrihej një alarm të qeveria se nëse vazhdohet me këto kushte mund të ketë edhe kërkesa tjera që të tërhiqen nga policia për të vazhduar më tutje”, u shpreh ai tutje.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit