2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Sinjal Rusisë, Destrojeri amerikan kalon Bosforin, hyn në Detin e Zi!

Rekomandime

Një destrojer i marinës amerikane kaloi Bosforin dhe hyri në Detin e Zi, disa muaj pasi tensionet rreth Ukrainës mbërritën pikën e vlimit. Kalimi i USS Laboon erdhi në kohën kur Presidenti i SHBA, Joe Biden u takua me udhëheqësit perëndimorë në samitin e G7 në Angli.

- Advertisement -

Biden do të udhëtojë më pas drejt Brukselit për samitin e Nato—s, i cili ka shumë të ngjarë të përqendrohet tek kërcënimi vazhdueshëm që paraqet Rusia. Me presidentin rus, Vladimir Putin ai do të zhvillojë më pas në Gjenevë të Zvicrës bisedimet e para të drejtpërdrejta mes tyre .

“Ne po qëndrojmë të bashkuar për të zgjidhur sfidat e Rusisë ndaj sigurisë europiane, duke filluar me agresionin e saj në Ukrainë”, deklaroi më herët shefi i Shtëpisë së Bardhë. Biden ishte i angazhuari kryesor i Uashingtonit për Ukrainën gjatë kohës kur shërbeu si zv/president në administratën Obama dhe një mbështetës i përpjekjeve të vendit për t’u shkëputur nga ndikimi i Kremlinit pas revolucionit të vitit 2014 që rrëzoi qeverinë e atjeshme, të mbështetur nga Moska.

Dërgimi i luftanijeve amerikane në rajonin e Detit të Zi bëhet pikërisht në shenjë mbështetjeje për Kievin, shpesh duke tërhequr dhe zemërimin e Moskës. Uashingtoni kishte njoftuar Turqinë se mund të dërgonte dy anije luftarake përmes Bosforit në mes të Prillit, kur Rusia grumbulloi forca të shumta ushtarake përgjatë kufirit të Ukrainës dhe në Krime, të cilën e aneksoi në 2014. Ato anije nuk u dërguan pasi Moska i tërhoqi forcat e saj dhe tensionet u zbutën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit