2.3 C
Pristina
Wednesday, December 18, 2024

Sipas Kishës Serbe lejen për ndërtimin e kishës e kishte dhënë Hamdi Vraniqi, babai i zyrtarit të LVV-së, Erzenit

Rekomandime

Mbajta e liturgjisë në kishën ortodokse të ndërtuar brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës ka nxitur një debat mjaft të madh ditëve të fundit. Një gjë e tillë s’kishte ndodhur që nga viti 1998, derisa data e përzgjedhur nga klerikët ortodoks për të mbajtur liturgjinë u cilësua si e qëllimshme.

- Advertisement -

Të premten u organizuar edhe një aksion nga Partia Socialdemokrate, duke e cilësuar kishën si objekt të shovinizmit, meqë u ndërtuar në kohën e regjimit të Sllobodan Millosheviqit, e në vendosjen e themeleve kishte marrë pjesë edhe krmineIi Arkan.

Por për objektin në fjalë ekziston edhe një kontest gjyqësor, në mes të Universitetit të Prishtinës dhe Kishës Ortodokse që ka nisur nga viti 2012. Igumeni Sava Janjiq kur ishte pyetur për këtë kishte thënë se Kisha Ortodokse Serbe është në dijeni se rasti është shndërruar në kontest gjyqësor dhe se dokumentet për pronësinë mbi hapësirën ku është ndërtuar tempulli ortodoks “Krishti shpëtimtar”, i janë dorëzuar Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian – OSBE dhe Bashkimit Evropian.

Sipas tij, Kisha posedon dokumentin ku Universiteti i Prishtinës, në vitin 1990, është pajtuar me ndërtimin e kishës.

- Advertisement -

Po ashtu, siç kishte deklaruar Janjiq, ekziston edhe vendimi i autoriteteve të komunës së Prishtinës, i viti 1990, në favor të ndërtimit të kishës.

Janjiq në vitin 2015 kur ishte pyetur për këtë problematikë, kishte thënë se dokumentin se ku do të ndërtohet objekti me objektet përcjellëse e kishte nënshkruar Hamdi Vraniqi më 26 shtator të vitit 1990.

- Advertisement -

Hamdi Vraniqi është babai i zyrtarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Erzen Vraniqit, i cili gjatë Qeverisë Kurti I ka qenë edhe këshilltar i kryeministrit.

“Ky është vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për planin urbanistik të Qendrës universitare në Prishtinë, ‘ku do të ndërtohet objekti i tempullit të katedrales me objektet përcjellëse dhe infrastrukturore. Dokumenti është nga 26 shtatori i vitit 1990 dhe e ka nënshkruar Hamdi Vraniqi, Këshilli Ekzekutiv i Kuvendit të Komunës së Prishtinës. Do të thotë, ky është dokumenti i parë”, kishte thënë igumeniJanjiq për Radio Evropa e Lirë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit