9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lideri çeçen sulmon kacelarin gjerman: Ne po Iuftojmë me NATO-n dhe jo me Ukrainën

Rekomandime

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov përdori një gjuhë të ashpër kundër kancelarit gjerman Olaf Scholz gjatë një fjalimi në një trajnim në Moskë, raportoi RIA Novosti.

“Lideri gjerman po sillet si një skizofren. Ai nuk sillet si kryetar shteti. Ai nuk është i interesuar për rregullat botërore,”- tha Kadyrov.

- Advertisement -

Duke iu referuar qëndrimit të NATO-s për luftën në Ukrainë ai tha se ata nuk po Iuftojnë kundër Ukrainës por kundër NATO-s.

“Ne po luftojmë kundër NATO-s. NATO po i pajis ata, Perëndimi po i pajis, mercenarët e tyre janë atje”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, Kadyrov tha se “operacioni special në Ukrainë” po përparon sipas planit dhe shpjegoi se situata është e qetë dhe sipas planit.

- Advertisement -

“Ne po përmbushim 100% të synimeve të vendosura nga presidenti Putin”, tha lideri çeçen, duke shtuar se 200 vullnetarë të tjerë u larguan sot nga Çeçenia për t’iu bashkuar operacionit në Ukrainë.

Së fundi, ai tha se forcat e armatosura ruse do ta “pastronin” Ukrainën shumë kohë më parë, nëse nuk do të ishte urdhri i Putinit për të shpëtuar popullsinë dhe qytetet.

- Advertisement -

“Nëse presidenti i Rusisë nuk do të kishte dhënë urdhër për të shpëtuar popullsinë dhe qytetet e Ukrainës në masën më të madhe, atëherë ne do ta kishim pastruar Ukrainën shumë kohë më parë. Ne jemi forcat e armatosura të bashkuara dhe nuk ka fare probleme” tha Kadyrov.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit