2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Sipas Mercedesit, Putin është 100 herë më i mirë se Hashim Thaçi

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Kur Hashim Thaçi ishte në zenitin e tij si kryeministër i Kosovës, mori një goditje të rëndë nga gjiganti gjerman i veturave, Mercedes. Kjo kompani, jo vetëm që nuk e kishte ndërmend të investonte diçka në Kosovë, por kishte vendosur që të mos i shiste më as vetura Qeverisë së Kosovës. Arsyeja: Jeni të korruptuar.

Këtu edhe lind hipokrizia e Mbretit të veturave. Sipas tyre Kosova duhet shkelur si e korruptuar, ndërsa politika e Putinit duhet shpërblyer. Kishin filluar të ndërtonin fabrikë mbi dy miliardë euroshe afër Moskës, kryeqytetit të Rusisë, ku mbretëronte një nga regjimet më të korruptuara që ka njohur bota ndonjëherë.

Por, drejtësia vonon, ama nuk harron. Fabrikën e bukur të inauguruar me 2019 tashmë Putini “i pakorruptuar” është duke e shtetëzuar komplet. Mercedesit i duhet vetëm të paguajë kreditë për të, të marra në bankat ndërkombëtare, për të cilat kishte garantuar.

- Advertisement -

Kompanitë gjermane nuk kanë ngurruar të investojnë as në Serbi, mikja e dytë më e madhe e Rusisë së Putinit, pas Bjellorusisë. Po dha urdhër Putini, shumë lehtë mund t’iu shkojnë për uthulla investimet edhe aty.

Ndërkohë, po të investonte ky gjigant botëror në Kosovë, edhe po të vendoste shteti të bënte diçka, jam i sogurtë që kosovarët do ta mbronin me trupat e tyre. Madje, ne keni edhe dijeninë për të dhe plot djem e vajza të specializuar, pasi qindra kosovarë punojnë në selinë qendrore në Shtutgart.

- Advertisement -

Por, fatkeqësisht Gjermania i sheh kospvarët vetëm si argatë e jo edhe si partnerë. Kjo politikë duhet të ndryshojë menjëherë. Madje, qeveria e vendit duhet ti vendosë edhe kushte për gllabërimin e mijëra profesionistëve çdo vit, ndërkohë Kosova investon 20 vjet në shkollimin e tyre, e ata i marrin të gatshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit