Sipas degës së PDK-së në Prizren, Lëvizja Vetëvendosje “ka filluar me të madhe, madje edhe në mënyrë publike blerjen e votave në Prizren”.
Përmes një komunikate për media të kësaj partie, rasti është raportuar në polici, ka ndodhur rreth orës 10:00 në Qendrën e Votimit 2003a, në ambientet e SHFMU “Abdyl Frashëri”, është zënë në flagrancë një aktivist i VV-së, duke blerë vota. Personi i njëjtë është zënë edhe duke fotografuar votën në vendvotim me telefon, në të cilin kishte të ngjitur sloganin e VV-së.
Për rastin në fjalë, personin e zënë në flagrancë, Policia e Kosovës e ka shoqëruar në stacionin policor, i cili në këto momente është duke u intervistuar, sipas procedurave ligjore në polici”.
Koha.net rikujton se ende nuk ka ndonjë konfirmim për rastin, as nga Policia në Prizren, as nga vëzhguesit e këtij procesi atje.