10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ultimatumi alarmues nga Mali i Zi për kosovarët

Rekomandime

“Ramush Haradinaj nuk e ka pasur asnjëherë guximin për të shkuar në Mal të Zi për të biseduar me Kryeministrin malazez për këtë territor ose së paku të bëjnë një marrëveshje ku ata banorë të mos largohen nga aty, po të kishte shkuar Ramush Haradinaj jam i bindur që sot Mali i Zi nuk do e kishte ndermarrë këtë veprim”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

Shteti malazez iu ka dhënë ultimatum banorëve dhe pronarëve të staneve në bjeshkën e Ishtedimit në Mal të Zi që i kanë shfrytëzuar deri më tani që t’i rrënojnë vullnetarisht ato, në të kundërtën do t’i rrënojnë vetë autoritetet malazeze. Pronarët e tyre janë të shqetësuar pasi që u është dhënë edhe një afat për rrënimin e tyre, kurse institucionet e Kosovës tani po tregohen të pa fuqishme për të vepruar.

- Advertisement -

E në lidhje me këtë temë, për “Kosova Sot Online” foli analisti, Dardan Grapci, i cili tha se nëse e shikojmë anën ligjore, ajo është pjesa që i është dhënë Malit te Zi nga Qeveria e Kosovës, si shkas për liberalizimin e vizave është e drejtë.

“Gjithashtu banoret e atij vendi është dashur të din që një ditë duhet të largohen nga se tani ajo pjese është e Malit të Zi. Por ajo se çka më se shumti po më brengos është fakti se Ramush Haradinaj nuk e ka pasur asnjëherë guximin për të shkuar në Mal të Zi për të biseduar me Kryeministrin malazez për këtë territor ose së paku të bëjnë një marrëveshje ku ata banorë të mos largohen nga aty, po të kishte shkuar Ramush Haradinaj jam i bindur që sot Mali i Zi nuk do e kishte ndërmarrë këtë veprim”, tha Grapci për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

Sipas tij, Mali i Zi po vepron me të drejtë, kurse kjo tema e demarkimit të kufijve do të mbetet në histori se si udhëheqësit kosovar nuk kanë ndërmarr as një hap ta parandalojnë këtë.

“Prandaj është një fjalë, “Ajo se çka është e huaja, e jotja nuk mund të bëhet”, në këtë rast unë mendoj që Mali i Zi po vepron me të drejtë, kurse kjo do jetë në histori të Kosovës, ku asnjë udhëheqës nuk e ka ndërmarrë asnjë hap se si ta parandalojnë këtë problem me banorët e asaj zone të Rugovës. Shpresoj që pas 6 tetorit me Qeverinë e re, të rregullohet kjo çështje ndryshe mund të filloje lufta mes Kosovës dhe Malit te Zi, ku natyrisht kjo nuk do i kishte konvenuar askujt”, përfundoi Grapci për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit