0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Sipas Sherifit, Kurti vuan nga ‘sindroma e perandorit të vogël’

Rekomandime

Sekretari i përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi ka reaguar ndaj Albin Kurtit pasi ky i fundit pas rezultateve të dobëta të zgjedhjeve lokale deklaroi se “s’kemi struktura që i përgjigjen madhësisë së Vetëvendosjes”.

Sipas Sherifit një sjellje e tillë e kryeministrit më së miri e shpjegon “sindromën e ‘perandorit të vogël’”.

- Advertisement -

Ai ndër të tjera u shpreh se as rezultati i balotazhit nuk e ka mbushë mend kryetarin e VV-së Albin Kurti. Sipas Sherifit , Kurti po vazhdon edhe më tej me arrogancë por kësaj rradhe ndaj njerëzve të vet.

Statusi i plotë i z. Sherifit:

As rezultati i balotazhit nuk e paska mbushë mend kryetarin e VV-së Albin Kurti. Vazhdon edhe më tej me arrogancë. Kësaj rradhe ndaj njerëzve të vet!

- Advertisement -

Në vend se të merr përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve ai fajson strukturat e organizatës, edhe pse me të njejtat struktura më 14 shkurt fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 50% të votave. Kur fiton meritat janë vetëm të tij, kur humb fajtor janë të gjithë tjerët përveç atij. Ju ka mbushë mendja që me të nuk ka, se nuk i gjindet qifti në krejt shqiptarinë, e besa edhe më gjerë!

Epo, nëse strukturat nuk i përgjigjen “madhësisë” së VV-së, siç deklaron Kurti, atëherë, lirisht mund të themi se as “Kosova e vogël” nuk i përgjigjet ambicieve të (lartë)madhësisë” së Albin Kurtit!

- Advertisement -

Një sjellje të tillë më së miri e spjegon sindroma e “perandorit të vogël”!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit