1.6 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Sipas Vuçiqit, edhe Serbia duhet të pyetet për Kosovën

Rekomandime

“Serbia, megjithatë, duhet të pyetet për diçka kur është fjala për Kosovën ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Deklarata e tij vjen pas synimeve të vendeve anëtare të BE-së për shpejtimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe faktit se i sugjerojnë Serbisë çfarë duhet të bëjë ajo në këtë kontekst, transmeton Koha.net raportimin e b92.

- Advertisement -

Secili njeri atdhedashës në këtë vend do të dëshironte që ne të vendosim për çështjet dhe të drejtat tona.

Ata na thonë “ju do ta bëni këtë ose atë”, e pastaj vetëm mund të qesheni dhe të kafhoni gjuhën.

Mirë është që ata kanë vendosur për çdo gjë, por për diçka, megjithatë do të duhet të pyetet edhe Serbia”, është shprehur presidenti serb Vuçiq.

- Advertisement -

Ai ka shtuar se në fund qytetarët dhe udhëheqja e Serbisë, vendit të pavarur dhe sovran , do të vendosin.

Serbia, thotë ai, duhet të bisedojë me të gjithë, por duhet ta dimë se ku e mbështet BE-ja optimizmin e vet kur dëshiron të përshpejtojë procesin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

- Advertisement -

Unë deri tash nuk kam parë kurrfarë propozimi.

Është reale të ulemi e të bisedojmë, por të mos ketë kurrfarë taksash e as kufizimesh. Unë vazhdimisht jam i gatshëm, për mua shteti është më i rëndësishëm se çështjet partiake dhe të tjerat”, ka deklaruar Vuçiq në Novi Pazar, duke u përgjigjur në pyetjen në lidhje me paralajmërimin e Lajçakut se deri në fund të qershorit do të mund të vazhdojë dialogu me Prishtinën dhe se dëshira e vendeve anëtare të BE-së është përshpejtohet procesi.

Vuçiqi ka përsëritur se fuqitë e mëdha gjithmonë janë përzier në punët tona të brendshme, dhe ai ka përsëritur qëndrimin e tij se “Ballkani duhet t’i lihet popujve të Ballkanit”.

I pyetur rreth qëndrimit të BE-së mbi mosndryshimin e kufijve, ai është përgjigjur, siç raportojnë mediat serbe, ironikisht:

Faleminderit për kufijtë, nuk e kam ditur se aq fuqishëm do të mbrojnë integritetin e Serbisë”, ndërsa ka rikujtuar faktin se Serbia si anëtare e OKB-së ka kufijtë e saj ndërkombëtarë të pranuar, të cilët janë vënë në pikëpyetja pikërisht duke njohur Kosovën edhe nga vendet anëtare të Bashkimit Europian.

Ashtu siç ata kanë luajtur rolin e naivëve, edhe ne mund të bëhemi naivë në njëqind vjetët e ardhshme” ka shtuar ai.

Prandaj kam propozuar zgjidhje kompromise, por e shoh se ata nuk janë të gatshëm të bisedojnë për kompromise”, ka përfunduar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit