-0.4 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Situata në Moldavi është jashtëzakonisht kritike, thotë kryediplomatja gjermane

Rekomandime

Duke iu drejtuar parlamentit gjerman sot, ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock tha se është ende e paqartë se kush qëndron pas sulmeve të fundit në rajonin serparatist pro-rus të Transnitrisë në Moldavi.

Ajo e përshkroi situatën në Moldavi si “jashtëzakonisht kritike”, shkruajnë mediat gjermane.

- Advertisement -

Zëvendësministri i Jashtëm i Ukrainës tha sot se Rusia do ta përdorë situatën në Transinstri për të nisur sulme të reja ndaj Ukrainës apo edhe Moldavisë.

Ditët e fundit, në atë rajon kanë ndodhur disa sulme misterioze, të cilat një institut amerikan i përshkroi si të mbështetur nga Rusia.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha në fillim të kësaj jave se Rusia “dëshiron ta shmangë një skenar në të cilin Moska duhet të ndërhyjë”, i cili tingëllon shumë i ngjashëm me atë që Rusia e tha përpara fillimit të luftës në Ukrainë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit