-0.8 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Situata në tension/ Politikani serb tregon skandalin që bën rusët në kufi me Kosovën

Rekomandime

Ish zëvendëskryeministri i qeverisë serbe, Zarko Koraҫ për mediat kroate ndër tjerash ka folur edhe për interesat ruse në Ballkan pas tensionimit të situatës mes Kosovës dhe Serbisë.

- Advertisement -

Korac e ka quajtur skandal vizitën e ambasadorit rus në ushtrinë serbe, e cila po qëndron në kufi me Kosovën.

“Ishtë një skandal i qartë. Nuk kishte asnjë ambasador tjetër të asnjë vendi atje. Sipas deklaratave të Ministrit rus të Punëve të Jashtme, kjo është një mbështetje e madhe për Vuçiqin. Ata vazhdojnë të thonë se kjo krizë është prodhuar nga Kosova. Nëse do të kishte pa krizë, Rusia vështirë se do të ishte e pranishme në rajon, dhe mbi të gjitha në Serbi. Nëse nuk e ka prodhuar tashmë vetë, Rusia po nxit konflikt. Sjellja e Rusisë në këtë rast është e qartë dhe publike. Ata thonë: ‘Kriza u krijua nga Kosova, dhe të gjitha njësitë duhet të tërhiqen‘“, tha Korac dhe pyet veten pse Vuçiç e nënshkroi atë pesë vjet më parë sipas një pjese të marrëveshjes së Brukselit mbi tavolina, nëse ai nuk kishte ndërmend të përmbushte marrëveshjen, shkruan media kroate index.hr

Sipas Korac, nuk ka të ardhme me partinë ekzistuese në pushtet në Serbi, duke shtuar se Vuçiç gradualisht po kthehet në politikën që ai mbronte për 10 vjet.

- Advertisement -

“Ai ishte një anëtar shumë aktiv i Partisë Radikale Serbe dhe sekretari i përgjithshëm i saj. Ai flet gjithnjë e më shpesh për rrezikimin e popullit serb. Sipas tij, populli serb rrezikohet në BiH, Mali i Zi, në veri të Kosovës”, tha Korac në Otvoreno.

Kujtojmë se ditë më parë, ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan-Kharchenko, zhvilloi një vizitë jo shumë larg nga vendkalimi kufitar midis Kosovës dhe Serbisë në Jarinje, duke i dhënë mbështetje shtetit serb.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit