6.8 C
Pristina
Tuesday, April 30, 2024

Gjykata Themelore merr vendim ndaj serbit që kreu KRlME të luftës në Kosovë

Rekomandime

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj një serbi, i cili është i dyshuar për kryerjen e KRlMEVE të luftës ndaj popullatës civile në Kosovë.

Burimet e Klankosova.tv bëjnë me dije se bëhet fjalë për Dushko Arsiq.

- Advertisement -

Arsiq është arrestuar dje në pikën e kalimit kufitar.

Njoftimi nga Gjykata Themelore e Prishtinës:

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale KRlME lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Krimet e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës nga nenet 144, 145 dhe 146 të KPRK dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve të luftës nga neni 160 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës; KRlME lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të LP të RSFJ-së të paraparë edhe me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

KRlMET e luftës në shkelje të rëndë të nenit 3 të përbashkët për Katër Konventat e Gjenevës nga neni 144 par.2 pika 2.2 të KPRK dhe Organizimi i grupeve për kryerjen e gjenocidit, krimeve kundër njerëzimit dhe KRlMEVE të luftës nga neni 160 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

- Advertisement -

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit D.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji, në harmoni me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.2 të KPP-së për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri ka kryer veprat penale si më lartë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit