10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Themelohet Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”

Rekomandime

Është themeluar Fondacioni për përkrahjen ligjore të ish-Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, që bashkë me të tjerë drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballet në procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

Fondacioni me emrin “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”, siç thuhet në njoftimin për media, është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit Veseli.

- Advertisement -

“Fondacioni është themeluar me iniciativën e z. Hysni Veseli, familjar i afërt i ish-Kryetarit Veseli, ndërsa ka edhe Bordin – që është organi më i lartë qeverisës i organizatës dhe që ushtron përgjegjësinë e funksionimit të Fondacionit, si dhe menaxhimin e detyrave që lidhen me qëllimin dhe aktivitetet e Fondacionit, përfshirë edhe organizimin, sipas nevojës, edhe të auditimit të pavarur të pasqyrave financiare të organizatës. Fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale”, thuhet në njoftim.

Ky është njoftimi i plotë i Fondacionit:

FONDACIONI “PËRKRAHJE PËR MBROJTJEN E KADRI VESELIT”

- Advertisement -

NJOFTIM

Me qëllim të ri-konfirmimit të qëndrimit dhe besimit të patundur që Iufta e armatosur e qytetarëve të Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-së, ka qenë Iuftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e Kosovës, pra Iuftë kundër forcave ushtarake, policore, paramilitare dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë;

- Advertisement -

Në konsideratë të njohës së sakrificës, angazhimit dhe kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së), të mbështetur nga NATO, e udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatet e saj, të cilët ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës;

Me synim që të mbrohet dhe zbardhet e vërteta në procesin gjyqësor të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, që ka filluar pranë Dhomave të Specializuara me seli në Hagë;

Ju njoftojmë se për mbështetjen ligjore të ish-Kryetarit Veseli është themeluar Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.

Ky Fondacion është themeluar me qëllim që të mbledhë fonde të ligjshme për ta mbështetur punën e mbrojtësve të specializuar të ekipit ligjor që ofron mbrojtën juridike për ish-Kryetarin Veseli.

Fondacioni është themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit Veseli.

Fondacioni është themeluar me iniciativën e z. Hysni Veseli, familjar i afërt i ish-Kryetarit Veseli, ndërsa ka edhe Bordin – që është organi më i lartë qeverisës i organizatës dhe që ushtron përgjegjësinë e funksionimit të Fondacionit, si dhe menaxhimin e detyrave që lidhen me qëllimin dhe aktivitetet e Fondacionit, përfshirë edhe organizimin, sipas nevojës, edhe të auditimit të pavarur të pasqyrave financiare të organizatës.

Fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale.

Titullari i Llogarisë: Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit
SWIFT CODE: EKOMXKPRXXX
Nr. Llogarisë: 1401000001728525
IBAN: XKO5/1401000001728525

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit