8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Sizmologu grek tregon pse u shembën ndërtesat, thotë se nuk është arsye fuqia e tërmetit

Rekomandime

Sizmologët grekë janë përpjekur të minimizojnë frikën që është përhapur në vendin fqinj se një tërmet katastrofik si ky i yni, mund të godasë edhe Greqinë.

Duke folur për Agjencinë e Lajmeve ANA-MPA, kreu i Organizatës së Planifikimit dhe Mbrojtjes së Tërmetit, Profesor Efthymios Lekkas, tha se Greqia nuk është në rrezik “nga tërmeti shqiptar”, i cili shënoi 6.4 në shkallën Rihter dhe goditi 30 kilometra në veri-perëndim të Tiranës.

- Advertisement -

Sipas Lekkas, dëmet e mëdha sidomos në qytetin e Durrësit, ku janë shembur disa ndërtesa, janë kryesisht pasojë e vjetërsisë apo cilësisë së strukturave dhe jo të ashpërsisë së lëkundjeve.

“Durrësi është një qendër sizmike, aktiviteti i së cilës është njohur që në lashtësi. Dëmtimet i duhen atribuar vetë ndërtimeve”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit