1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

S’ka hajgare me Albin Kurtin, vjen ai, pezullohet taksa prej 5 eurove për automjete

Rekomandime

Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që të pezullojë vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

- Advertisement -

Lajmin e ka bërë të ditur, zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi.

“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe vëmendjes së madhe të opinionit publik kam gjetur dokumente e raporte që janë kontradiktore me njëra tjetrën”, ka shkruar Durmishi.

- Advertisement -

Ai ka theksuar se “unë jam bazuar në dy dokumente të rëndësishme para se të nënshkruaja marrëveshjen e ato janë: raporti i auditorit të brendshëm të ministrisë dhe opinioni i zyrës ligjore të Kryeministrisë i datës 20.01.2020, i harmoniziar me zyret ligjore të MI, MAP dhe MD”.

Durmishi ka theksuar se vendimin përfundimtar do ta marrin pas rishikimit të funksionimit të sistemeve dhe standardeve të kontrolleve të brendshme të ministrisë.

- Advertisement -

Për vendosjen e tiketës ngjitëse ka pasur kundërshtime nga partitë opozitare.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj kishte thënë se qytetarët duhet të protestojnë kundër këtij vendimi.

“Qeveria e Kosovës ka vendos një taksë krejtësisht të re, në vlerë prej 5 euro, në secilën herë që i regjistroni automjetet tuaja. Me këtë vendim përfiton një biznes privat dhe individët e lidhur me të, duke zbraz xhepat e qytetarëve me afro 2 milion euro në vit, të cilat nuk i shkojnë buxhetit të shtetit.Qytetarë të nderuar, PROTESTONI”, ka thënë Haradinaj në postimin e bërë në Facebook.


Ministria e Infrastrukturës dhe kompania “Auto Control Kosova” kishin nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Ndryshe ditë më parë, Partia Socialdemokrate dorëzoi kallëzim penal kundër zv.ministrit të Infrastrukturës, Hysen Durmishi për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e kësaj marrëveshjes që ata thonin se është e dëmshme

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit