1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SkandaI: Qeveria e Kurtit i jep tender kompanisë së lidhur me Radoiçiqin

Rekomandime

Allishverishet e kompanisë së Milan Radojiçiq me institucionet e Kosovës nuk kanë të ndalur.

Kompania e “bosit të veriut” po merr tender edhe tani kur qeveria drejtohet nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

- Advertisement -

Në fakt një ministër i Kurtit i ka dhënë tender kompanisë së lidhur me të kërkuarin për vr.asjen e Oliver Ivanoviqit.

Ministria e Infrastrukturës e drejtuar nga Liburn Aliu ka dhënë një tender prej gati 600 mijë euro grupit të operatorëve ekonomik B CORP SH.P.K. ; Europa Partners SH.P.K. ; RAD D.O.O.

Kjo e fundit, Rad D.O.O pretendohet dihet se është pronë e Milan Radojiçiq.

- Advertisement -

Në fakt, kompania Rad në Agjencinë e Regjistrimit të Biznesit figuron si pronë e Radule Steviç, por realisht ajo është pronë e Milan Radojiçiq.

Kjo kompani këtë të mërkurë mori tender për Mirëmbajtjen Verore dhe Dimërore 2021-2022 të Rrugëve Nacionale dhe Rajonale nga Ministria e Infrastrukturës.

- Advertisement -

Ky konzorcium, në fakt fitoi Lotin 2, në tenderin për mirëmbajtjen e rrugëve nacionale dhe rajonale për qytetin e Mitrovicës.

Gazeta Infokus ka raportuar edhe muaj më parë se janë dy kompani nga Zveçani, që zakonisht marrin miliona euro nga buxheti i shtetit përmes tenderëve publik.

Infokus ka gjetur se “P.T.P RAD” dhe “RAD D.O.O” që kanë të njëjtin pronar, në tri vitet e fundit kanë marrë thuajse të gjithë tenderët për kryerjen e punimeve në komunat e Kosovës me shumicë serbe.

Radule Steviç është personi që figuron si pronari i këtyre dy bizneseve, sipas të dhënave zyrtare të prezantuara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve.

“PTP RAD” është e regjistruar në vitin 2013, kurse “RAD D.O.O” në vitin 2018. Këta dy operatorë kanë deklaruar se kryejnë 32 veprimtari ekonomike.

Nga ndërtimi i objekteve banesore, rritja e derrave, kultivimi i hardhive e deri tek ueb portalet, janë punët që bëjnë këto biznese.

Por ndonëse numri i punëve që bëjnë është mjaftë i madh, këto dy biznese figurojnë vetëm më nga një të punësuar.

Gazeta Infokus ka provuar të kontaktojë me pronarin e këtyre dy bizneseve, por një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Por kush është Milan Radojiçiq?

Milan Radojiçiq është i afërt i Zvonko Veselinoviç, të njohur si ‘babai i urës së Ibrit’.

Për Veselinoviçin është raportuar shumë, madje është thënë se ndikimi i tij politik në veri por edhe në Serbi është aq i madh, sa ai kishte vendosur për heqjen ose jo të barrikadës mbi urën e Ibrit.

Me ikjen dhe angazhimin e tij në Beograd, Zvonko i la pushtetin në veri Milan Radojiçiqit, që nga disa serbë po quhet si ‘Zoti i veriut’, krejt kjo pasi në tri komunat me shumicë serbe në veri nuk mund të merret asnjë vendim pa e mbështetur Radojiçiq.

Për Radojiçiqin u tha shumë, por vlen të sqarohet se pushteti i tij shtrihet në veri me kontrollin që ushtron ai si nënkryetar i Listës Serbe. Milan Radojiçiq dhe disa të afërm të tij, janë parë në fushatën e LS në Leposaviq, e për të cilin takim.

Radojiçiq nisi operacionet e tij që në zgjedhjet për president të Serbisë, ku grupi i tij bleu votat e romëve të Mitrovicës për Aleksandër Vuçiqin. Më pas, ai merrte pjesë në çdo aktivitet të Listës Serbe.

Rrahjen e disa policëve kosovarë në veri që kishin shkuar për të sekuestruar disa materiale që po regjistronin popullsinë serbe, u mor vesh i pari nga Radojiçiq. Kjo pasi, siç raportoi, kishte qenë vetë ai që kishte organizuar sulmin ndaj tyre.

Raportimet për djegien e shumë veturave në veri, përfshi këtu edhe veturën e tashmë të ndjerit Oliver Ivanoviq, dyshohet se e bënte vetëm një grup. Ishte ai i Milanit, i cili me këto akte synonte të frikësonte çdokënd që nuk i përshtatej atij, shkruan Gazeta Infokus.

Frika që mbillte Radojiçiq nuk lidhej vetëm me djegie veturash. Ai dyshohet se hidhte edhe granata nëse ishte e nevojshme. Emri i Radojiçiq lidhet edhe me sulmin me granata ndaj shtëpive të dy serbëve vetëm e vetëm pse ishin bërë pjesë e FSK-së.

Radojiçiq ishte përfshirë edhe në një sulm ndaj ish-koordinatorit serb për dialog, Borko Stefanoviq, në një kafene në veri, e ku kishte marrë pjesë edhe Edita Tahiri. Në këtë rast nuk kishin ndërhyrë Policia e Kosovës, ani pse ishin vënë në rrezik jetët e disa personave. Mos ndërhyrja e Policisë, ishte bërë pikërisht për shkak të kontrollit që ka Milan’i mbi ta.

Ndërkaq, pushtetin e Radojiçiqit e konfirmoi edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj, i cili u takua me të. Për këtë, Haradinaj ishte arsyetuar se ai takohet me përfaqësues që i zgjedhin vetë serbët, dhe nuk mund t’i zgjedhë ai.

Sidoqoftë, Radojiçiqin po e kërkojnë për rastin e vr.asjes së Oliver Ivanoviqit, pasi në një përgjim të disa politikanëve serbë ai përmendet si urdhërdhënës, ndërkaq shteti serb si organizator.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit