8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

SkandaIi i Federatës së Futbollit për Kosovën arrin edhe në media të Spanjës

Rekomandime

“Kriteret e UEFA-s e FIFA-s janë të ditura e të qarta si kristali dhe Spanja e dinë këtë, prandaj çka do që thuhet e shkruhet nuk i ndërron këto rregulla dhe në asnjë mënyrë nuk do të ndërrohen”, ky reagim i Federatës së Futbollit të Kosovës ka arritur edhe në mediat në Spanjë.

Kosova e nis këtë muaj rrugëtimin për Kampionatin Botëror, Katar 2022.

- Advertisement -

Gjatë muajit mars, “Dardanët” do të luajnë fillimisht një ndeshje miqësore me Lituaninë, kurse më pas e presin Suedinë dhe udhëtojnë në Spanjë për kualifikueset e Kupës së Botës.

Shteti spanjoll nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por vendosi që loja të luhet atje. Tani, përmes një postimi në rrjetet sociale Federata e Futbollit të Spanjës i është referuar Kosovës si “territori i Kosovës”.

“Spanja fillon rrugëtimin për Katar 2022 ndaj Greqisë, Gjeorgjisë dhe territorit të Kosovës” – thuhej në postim.

- Advertisement -

Kjo ngjalli reagime nga më të ndryshmet në vendin tonë, deri te reagimi i FFK-së dhe tani për diçka të tillë kanë nisur të shkruajnë edhe mediat në Spanjë.

Marca është ajo që i jep thekstë veçantë kësaj situatë të krijuar nga Federata e Spanjës.

- Advertisement -

Ata citojnë reagimin e FKK-së që Kosova do që të luajë lojën vetëm në kushte të barabarta në lidhje me simbolet (flamurin, himnin…), në të kundërtën, ajo mund të mos zhvillohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit