1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

SkandaIi në Serbi – “VlKTlMA” e parë mund të jetë Nebojsha Stefanoviç

Rekomandime

Drama në Serbi po vazhdon pas arrstimit të krmineIit Veljko Belivuk dhe deklaratave të tij se ka kryer shërbime për presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

- Advertisement -

Por çështja më interesante, siç shkruajnë edhe mediat opozitare në Serbi, do të jetë se çfarë do të ndodhë me Ministrin aktual të Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviç.

Kolegët e tij të Partisë Progresiste dhe portalet e kontrolluara nga regjimi në Serbi kanë filluar të flasin për të sikur të ishte ai që punonte me bandën e Belivuk-ut dhe jo presidenti Vuçiç.

Vetë Vuçiç ka paralajmëruar se këtë të shtunë (sot) do të flas për të treguar “të vërtetën e plotë”.

- Advertisement -

Në anën tjetër, anëtarë të partisë së Vuçiç kanë filluar të komentojnë nëpër media duke e mbrojtur me çdo kusht presidentin e tyre dhe duke lënë aludime për Stefanoviç-in si bashkëpunëtor potencial.

Tani deputetë të SNS-së, partisë së Vuçiç, siç shkruan gazeta serbe Danas, po japin deklarata se “një pjesë e mirë e policisë punoi për bndën e Belivuk dhe se Nebojsa Stefanoviç duhet të “shkojë në bu.rg” nëse ai ishte bashkëpunëtor i tyre.

- Advertisement -

“Meqenëse kryesisht kolegët e partisë së Stefanoviç nuk duan të flasin për këtë publikisht, ata jozyrtarisht na thanë se tani të gjitha opsionet për të ardhmen e Stefanoviç janë të hapura”, shkruan Danas.

“Jo zyrtarisht, disa progresistë të njohur me mënyrën se si operon partia e tyre, e mbështetur nga media e regjimit që bluan njerëzit, thonë se çfarë do të ndodhë me ‘Nebojshan nga Beogradi’ varet vetëm nga vlerësimi i Vuçiç”.

“Siç na tregojnë burimet në SNS, Vuçiç e di më së miri se sa i papërshtatshëm është Stefanoviç, çfarë dëshmish ka ose mund të ketë”.

Se sa di Stefanoviç dhe si mund ta implikojë ai edhe Vuçiç-in është qendrore në atë se si do të vendoset të trajtohet ai – do të ketë largim elegant të tij nga pushteti, apo arrstim, “domethënë të hiqet në mënyrë paqësore dhe të shpërblehet për heshtjen”.

Siç vlerëson qendra kërkimore publicistike në Serbi “Demostat”, Stefanoviç edhe ashtu ishte paraparë të largohet nga partia, pasi Vuçiç ka filluar ta pastrojë partinë nga figura të caktuara.

Sipas Demostat, Vuçiç e Stefanoviç kishin probleme edhe më herët në parti, prandaj edhe ishte vendosur që Ana Brnabiç të jetë personi kryesor i partisë në qarkun e Beogradit dhe jo Stefanoviç.

Nga Demostat thonë se aktualisht po ndodhë një “çmontimi rrëqethës i kuadrove të Stefanoviç-it në të gjitha strukturat e partisë”.

Megjithatë, Dejan Bursaç, një bashkëpunëtor kërkimor në Institutin për Studime Politike, i tha Danasit se është e vështirë të vlerësosh se çfarë do të ndodhë.

“Më duket se është në interes të SNS që kjo çështje të mos përhapet më tej dhe në atë kuptim skenari më i mirë për Vuçiç do të ishte që Stefanoviç të tërhiqej në mënyrë paqësore dhe të qetë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit