Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka falënderuar qytetarët serb të cilët po mbajnë të bllokuara dy pikat kufitare në veri të vendit.
Ai përmes një video në rrjetet sociale, ka thënë serbët i kanë duart e lidhura dhe se duhet të Iuftojnë.
“Faleminderit njerëzve për përkrahjen në këto ditë të vështira, faleminderit popullit tonë në Jarinjë e Bërnjak, Serbia është me ju”, ka thënë Vuçiqi.
Kujtojmë se sot është dita e tetë prej kur serbët po protestojnë në Jarinjë dhe Bernjak për të kundërshtuar vendosjen e masës së reciprocitetit për targat.
Për të mërkurën është paralajmëruar një takim në Bruksel mes të delegacionit të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për këtë çështje.
Ndërkombëtarët tash e disa ditë po kërkojnë që të ulën tensionet në këtë pjesë të vendit.