Ultra tifozët e skuadrës së Olympiacosit kanë rrahur e gjakosur tifozët mysafirë të skuadrës së Bayern Munich, transmeton Gazeta Metro.
Skuadra U19 e Bayern Munich shënoi fitore 0-4 në udhëtim te Olympiacos në ndeshjen e Grupit B në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse futbollistët shënuan fitore, tifozët mysafirë nuk priten aspak mirë nga vendasit. Tifozët ‘bavarez’ janë gjakosur nga dhuna që tifozët grekë e shkaktuan ndaj tyre.
Ky rast ka ndodhur teksa po zhvillohej minuta e 84’të e ndeshjes. Gazeta gjermane ‘Bild’ shkruan se 5 nga tifozët janë dërguar me urgjencë në spital.
Momento assustador: no jogo do Bayern sub-19 contra o Olympiacos na UEFA Youth League, cerca de 30 hooligans com o rosto coberto entraram em campo. Os jogadores do Bayern choraram de medo, e segundo o @__Kumbi__, cerca de 5 fãs do Bayern estão no hospital. pic.twitter.com/Zoj65QOJFw
— MIA SAN MIA (@HomeFCB) October 22, 2019