-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

SKANDAL/ Shkoi për ta shëruar nga magjia e zezë, ‘hoxha’ përdhunon 11-vjeçaren

Rekomandime

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gostivar. Një 37-vjeçar dyshohet se ka kryer marrëdhënie sek*uale me një të mitur në disa raste. Ai është paraqitur si hoxhë, i cili shëron nga magjia e zezë. Në një moment, i dyshuari ka kërkuar të lihet vetëm me fëmijën në dhomë dhe e ka detyruar atë të kryejë marrëdhënie sek*uale.

Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka lëshuar urdhër për procedurë hetimore ndaj këtij personi për vepër penale “sulm se*sual ndaj fëmijës nën moshën 14 vjeçare”, ndërsa ndaj tij dhe ndaj dy të dyshuarve të tjerë si bashkëpunëtorë ka nisur procedura për veprën penale “mashtrim”.

- Advertisement -

-“I dyshuari i parë, 37 vjeçar, banues në Koçan, në dy raste më 23 dhe 24 nëntor në një banesë në Gostivar, ka kryer akt se*sual ndaj një fëmije të lindur në vitin 2012. Nëna e fëmijës ka thirrur të dyshuarin, i cili është prezantuar si hoxhë, për ta “shëruar” fëmijën nga magjia e zezë. I dyshuari ka kërkuar të lihet vetëm me fëmijën viktimë në dhomë dhe e ka detyruar atë në akte se*suale. Viktima, nga frika nuk ika treguar asgjë nënës së saj. Por kur nëna ka dashur ta thërrasë për të tretën herë të dyshuarin më 5 dhjetor, vajza e shqetësuar ka treguar se çfarë po ndodh me të, pas së cilës ngjarja është denoncuar në polici”, thuhet në njoftimin e sotëm të Prokurorisë Publike.

Nga Prokuroria gjithashtu sqarojnë se i dyshuari, së bashku me dy bashkëpunëtorët e tjerë nga Gostivari, kanë mashtruar një viktimë tjetër.

“I dyshuari i parë, në marrëveshje me dy të tjerët, i është prezantuar të dëmtuarës si hoxhë i cili do ta ndihmojë në largimin e magjisë së zeza nga shtëpia e saj. Në disa raste, të tre e bindën atë se për të hequr magjitë, duhej të nxirrnin objekte të ndryshme nga varrezat dhe kështu të nxirrnin magjitë nga ajo dhe shtëpia e saj. Për shërbimin i kanë kërkuar gjithsej 98.000 denarë. Kur ata filluan të bien dakord për një takim të ri, e dëmtuara dyshoi se ajo ishte mashtruar dhe rastin e denoncoi në polici”, njoftojnë nga PTHP-ja.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit