0.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Skandali 300 mijë eurosh i Zyrës së Rexhep Hotit: Shteti mashtron 44 mijë nxënës, nuk ua ndan librat e premtuara

Rekomandime

Kanë kaluar mbi 10 ditë nga afati ligjor, kur Grupi i Operatorëve Ekonomik N.T.P. VLORA dhe Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi, është dashur t’i dërgojnë librat në vlerë prej rreth 300 mijë eurosh për nxënësit fitues të Garës së Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Dituri. Ky tender është dhënë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës dhe është menaxhuar nga zyra e Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hoti.

Janë plotë 44 mijë nxënës fitues që presin t’i marrin setet me libra të premtuara për ta.
Skandali afro 300 mijë eurosh i zyrës së Rexhep Hotit, shteti mashtron 44 mijë nxënës
25 kompani vendore i kishin hyrë garës për ta fituar tenderin në vlerë prej 300 mijë eurove, të hapur nga Zyra e Kryeministrit, për furnizim me libra dhe romane nga klasat 1 deri tek klasat e 12 të shkollave fillore dhe shkollave të mesme të Republikës së Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

- Advertisement -

Nga këto 25 kompani, fitues u shpall Grup i Operatorëve Ekonomik N.T.P. VLORA dhe Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi. Kontrata e nënshkruar më 16 shtator, ka përmbajt edhe datën kur këto libra do t’i dorëzoheshin Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotit. Data kur këto libra dhe çmimet tjera do tu dorëzoheshin nxënësve fitues në garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Dituri në Republikën e Kosovës, ishte 21 tetori.

Ndonëse kanë kaluar plotë 10 ditë pas kësaj date, librat nuk janë askund. Madje, grupi i Operatorëve Ekonomik, fitues të kësaj kontrate që janë “NTP Vlora” dhe Ndërmarrja Tregtare Grafike “Blendi”, me shumë komoditet, thonë se ende janë në proces të realizimit të projektit.

Ata në një përgjigje dhënë Gazetës Insajderi, kanë thënë se dorëzimi i librave do të bëhet sipas afateve ligjore, ndonëse një i tillë veç ka kaluar.

- Advertisement -

“Sa i përket pyetjes tuaj ju njoftoj se jemi në proces të realizimit të projektit në fjalë dhe liferimi do të bëhet sipas afateve ligjore”, ka thënë për Insajderin, menaxheri i NTP Vlora, Visar Krasniqi.

“NTP Vlora”, me një kërkim të thjeshtë në Google, del të jetës fituese edhe e disa tenderëve të tjetër në Kosovë. Kjo kompani ka marrë tender nga Ndërmarrja Hidroekonomike “Ibër – Lepenc”, në vitin 2015-të, në Komunën e Rahovecit kishte marr një tender tjetër për furnizimin me rekuizita sportive për shkolla, kontratë në vlerë të 22.755,00, po ashtu një tender për Postën e Kosovës, e cila më nuk rezulton pasi që, është fshirë. Ndërsa Ndërmarrja Tregtare Grafike Blendi, ishte përkujdesur për shtypjen e posterëve të fushatës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në zgjedhjet e 6 tetorit.

Gazeta, përgjatë tri ditëve ka tentuar të marr një përgjigje nga Zyra e Kryeministrit, në lidhje me hapat që ka ndërmarrë për vonesën e këtij tenderi rreth 300 mijë eurosh, mirëpo ende nuk kanë kthyer përgjigje.

- Advertisement -

E kjo vonesë, i ka prish shumë punë, Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotit. Ai në një prononcim për Gazetën, ka thënë se kjo po i qet një hije të keqe projektit.

“Na ka prish punë shumë, është duke i qit hije të keqe projektit. Absolutisht na ka prish shumë punë”, ishte përgjigja e shkurtër e Hotit.

Raporti që shpalos tenderin rreth 300 mijë eurosh të librave

Gazeta, ka siguruar edhe raportin e shkurtër mbi tenderin e librave për nivelin komunal dhe çmimet tjera të nxënësve fitues në garat e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Dituri në Republikën e Kosovës.

Në këtë raport, thuhet se nxënësit fitues do të marrin një set me libra në vlerë prej 50 eurosh. Nga kjo garë e përgjithshme në nivelin shkollor, komunal dhe republikan të Garës Nacionale në Dituri si dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik prej 316 mijë nxënës sa ka gjithsej në Republikën e Kosovës në nivelin fillor të mesëm të ulët dhe në nivelin e mesëm të lartë, janë shpallur 44,723 fitues nga 29 komuna pjesëmarrëse.

“Në nivelin shkollor janë gjithsej 40, 624 fitues. Të gjithë do të pajisen me certifikata nga qeveria e të cilat janë në përfundim të shtypjes.

Në nivel komunal vetëm në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik kemi 2078 fitues. Të gjithë fituesit do të pajisen me nga një set librash në vlerë prej 50 eurosh, të cilat do të jenë të mbështjella me paketim të veçantë.

Në nivel komunal për garën e Diturisë kemi gjithsej 1467 fitues”, thuhet ndër të tjera në raport, në të cilin janë edhe titujt e veprave të cilat do të duhet të ua dhuronin nxënësve fitues.


Çka është gara e Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Dituri në Republikën e Kosovës?

Për herë të parë në Republikën e Kosovës, nëpërmjet Programit Nacional për Rininë, të gjithë nxënësit, pa dallim, nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën kanë pasur mundësinë që të shfaqin talentet e veta nëpër kategori të ndryshme të Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik.

Nxënësit e të gjitha shkollave të Komunave të Kosovës, kanë pasur mundësinë për treguar aftësitë e veta në art muzikor, art pamor, recitim, poezi, teatër, debat, ese hulumtuese.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit