13.6 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Njësia speciale hallakat Kosovën

Rekomandime

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës mbrëmë ka zhvilluar një aksion bastisjeje në disa lokacione të Kosovës.

- Advertisement -

Aksioni në fjalë është konfirmuar për Express nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili deklaroi se detajet e tjera do të bëhen të ditura sot gjatë ditës.

”Mund të ju konfirmoj për aksionin e zhvilluar në disa lokacione në Kosovë. Detaje të tjera do të japim gjatë ditës së sotme”, është shprehur ai.

E siç mësohet aksioni i mbrëmshëm kishte të bënte me trafikim të qenieve njerëzorë dhe prostitucion.

- Advertisement -

Lidhur me këtë janë bastisur disa lokale në Mitrovicën jugore, por edhe në disa lokacione të tjera anembanë Kosovës.

Detaje të tjera lidhur me këtë aksion të Njësisë Speciale të Kosovës, Policia do të njoftojë gjatë orëve në vazhdim.

- Advertisement -

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit