11.2 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Skandali me agjentin rus, Vuçiq i nervozuar takon ambasadorin e Putinit ne Beograd

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka takuar sot ambasadorin e Rusisë në Beograd, Alexander Bocan-Harchenko, pas skandalit të madh me agjentin rus i cili në një video të publikuar nga RSE, shihet teksa i jep ryshfet një shumë të madhe parash një zyrtari të lartë serb, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Në këtë takim ka marrë pjesë edhe Ministri i Mbrojtjes, Aleksander Vulin, i cili ka thënë se Vucic është duke pritur hetimin nga Agjencia Ushtarake e Inteligjencës, shkruan RTS.

- Advertisement -

Pasditen e sotme gjithashtu Vucic do të mbledh edhe Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ku do të diskutohet rreth skandalit të veprimtarisë së agjentëve rus në Serbi.

Mbetet të shihet nëse një skandal i tillë do të tund raportet e mira që Serbia ka me Rusinë.

Një skandal i tillë në mediat serbe po raportohet si një tronditje për Aleksander Vucicin, dhe sipas asaj që raportohet atje, presidenti serb nuk do të kalojë aq lehtë nga një situatë e tillë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit