-0.5 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Skandalizon analisti Rron Gjinovci: Maloku është deputete veç se ja kanë vra babën

Rekomandime

Analisti kosovar, Rron Gjinovci ka bërë një deklaratë skandaloze pas fjalimit që deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku kishte në Kuvend.

- Advertisement -

Gjinovci ka thënë se Maloku është bërë deputete vetëm për faktin se ia kanë vra babën. Më tutje ai ka ironizuar duke thënë se vetëm një Kosovë të ofrohet një mundësi e tillë, shkruan Reporteri.net.

“Doruntina osht deputete se ja kanë vra babën. Veç n’Kosove ka ksi mundesi”, ka shkruar ai.

Ky koment i Gjinvocit i bërë në llogarinë e tij në Favcebook, ka ngjallur shumë reagime. Më shumë se 700 komente figurojnë në postimin e tij, ku shumica i kërkojnë të turpërohet dhe të kërkojë falje për një pohim të tillë skandaloz.

- Advertisement -

Mirëpo, të gjitha këto duket se nuk i kanë lënë shumë përshtypje Gjinovcit, i cili në një postim tjetër komentuesit i ka quajtur “militantë të Grenellit”, duke i konsideruar si të afërt me LDK-në.

Gjinovci njihet si i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka qenë ish anëtar i VV-së, por që ishte larguar nga ky subjekt politik në vitin 2012.

- Advertisement -

Ndryshe, Doruntinë Maloku është bija e Enver Malokut, i cili u vra në vitin 1999.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit