20.6 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Kapiteni i Kosovës shokon Italinë: Ia siguron fitoren Napolit dhe majën e tabelës

Rekomandime

Amir Rrahmani e ka cilësuar si shumë të rëndësishme fitoren e Napolit kundër Fiorentinës të dielën, e cila u arrit kryesisht falë paraqitjes së tij mbresëlënëse në Firencë.

- Advertisement -

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Rrahmani e shënoi golin e fitores së Napolit kundër Fiorentinës të dielën në Firencë, i cili ishte i dyti për të këtë sezon në ligën elitare italiane, raporton Gazeta Express.

Kjo ishte fitorja e shtatë radhazi për Napolin në po kaq ndeshje deri tani në Serie A, që e bën atë lider me 21 pikë. Interi mbetet mbrapa me 17 dhe Milani i treti me 16. Ky i fundit takohet me Atalantën sonte më vonë.

Pas ndeshjes, Rrahmani shkroi në Instagram: “Fitore e rëndësishme. Shihemi pas dy javësh”.

- Advertisement -


Në paraqitje e tij të katërt si titullar për skuadrën e Luciano Spallettit, mbrojtësi i lindur në Prishtinë e shënoi golin e dytë personal në Serie A.

27-vjeçari kishte shënuar edhe në fitoren e thellë të Napolit 4:0 kundër Udinesës në paraqitjen e tij të parë të sezonit për napolitanët.

- Advertisement -

Rrahmani do të kërkojë ta bartë formën e mirë në ekipin kombëtar të Kosovës, të cilit do t’i bashkohet gjatë javës së ardhshme për dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës dhe Suedinë dhe Gjeorgjinë.

Ish-mbrojtësi i Veronës e ka fituar besimin e Spallettit dhe tani parapëlqehet para grekut Kostas Manolas.

Manolas ishte titullar në tri ndeshjet e para në ligë, por që prej atëherë Rrahmani e ka zënë vendin e tij në katër ndeshjet e fundit dhe ka kontribuar me dy gola.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit