Gazetari kosovar, Valon Syla, është suImuar fizikisht sot në Prishtinë, pas disa deklaratave që ai kishte bërë për mërgimtarët.
Shumë figura publike kanë dënuar suImin ndaj gazetarit Syla, duke e cilësuar si të papranueshëm.
Mirëpo, aktori i njohur shqiptar Xhevdet Jashari, i cili dikur kishte një rol në serialin “O sa mirë”, po e cilëson këtë suIm si të drejtë.
Në një postim që bëri në rrjetin social Facebook, ai përdori fjalor fyes ndaj Valon Sylës ku e cilësoi gazetarin e njohur edhe si të pa cipë.