2.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

SKANDALOZE: Komuna e Graçanicës ia largon prindërit nga puna futbollistit serb që i tha ‘PO’ Kosovës

Rekomandime

Vendimi për të luajtur për Kosovën i ka kushtuar shumë të riut serb nga Komuna e Graqanicës, Ilija Iviq.

- Advertisement -

Pikërisht Komuna e Graçanicës i ka larguar dy prindërit e tij nga puna, nënën e tij e cila punonte si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës dhe babain e tij, i cili punonte si punëtor arsimi, raporton Gazetasheshi.com.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Klubi Futbollistik “Flamurtari”, që kanë marrë me shqetësim te thellë këtë informacion.

Futbollisti 19 vjeçar Iviq kishte pranuar ftesë nga selektori i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, por që nuk kishte arritur të paraqitej për “Dardanët”, pasi që ishte me skuadrën e Flamurtarit në Antalia të Turqisë.

- Advertisement -

Për vendimin e tij kishin shkruar edhe mediat në Serbi, të cilat e kishin konsideruar si skandaloze veprimin e të riut serb.

Duket që ky presion nga Beogradi ka ndikuar edhe në zyrtarët e Komunës së Graçanicës të cilët e kanë marrë këtë vendim.

- Advertisement -

Ivic ditë më parë deklaroi se do të pranojë ftesën e Kosovës dhe do të jap maksimumin për fanellën “Dardane”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit