2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skandaloze: Komuna e Mitrovicës Veriore blen pajisje për prodhim të Bitcoinit

Rekomandime

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka blerë njëmbëdhjetë pajisje për prodhim të Bitcoinit, sipas tyre për nevoja të drejtorisë.

Në kontratën e kësaj blerje që në total ka kushtuar 9856 euro, ndërsa janë të specifikuara edhe llojet e këtyre kartelave grafike, ku një sosh kushton rreth një mijë euro, e që përdoren për mihje të Bitcoinit.

- Advertisement -

E gjithë kjo blerje është realizuar përmes një tenderi të shpallur nga Komuna e Mitrovicës Veriore, e që personi kontraktues është Marija Vujovic, shefe e Shërbimit të Prokurimit Publik në këtë Komunë.

- Advertisement -

Ndëkohë Operatori Ekonomik është Trio Tek sh.p.k me seli në Prishtinë, e i cili brenda një viti ka edhe të drejtë në bazë të kontratës të inspektojë e të testojë këto pajisje.

- Advertisement -

Kujtojmë që Policia e Kosovës kohëve të fundit kanë zhvilluar disa aksione për sekuestrimin e këtyre pajisjeve të cilat, me vendim të Qeverisë së Kosovës u ndalohet prodhimi i Bitcoinit në tërë territorin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit