-0.5 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Skandaloze: Në Bibliotekën Kombëtare promovohet diktatori i Koresë së Veriut

Rekomandime

Në Bibliotekën Kombëtare ‘Pjetër Bogdani’ në Prishtinë janë promovuar fotografi dhe parulla të ish-udhëheqësit të përjetshëm të Koresë së Veriut, Kim Jong’il.

- Advertisement -

Si brenda ashtu dhe jashtë saj janë vendosur fotografi të ndryshme, me citate nga të këtij ish-diktatori të Koresë së Veriu, Kim Jong-il.

Krejt këto realitete të Koresë Veriore janë pjesë e instalacionit fotografik ‘Gardianët e parajsës, zemrat dhe mendjet në Korenë e Veriut’ të regjisorit norvegjez, Morten Traavik, që u hap të enjten në mjediset e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

Kjo përvojë e pazakontë ishte vetëm njëri nga projektet artistike të kompanisë kinematografike norvegjeze ‘Travik.info’.

- Advertisement -

Portretet e Kim Jong-un dhe Kim Il-Sung qëndrojnë në një radhë me portretet e Jeronim de Radës dhe Naim Frashërit në bibliotekën kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.

Gra me uniforma ushtarake, parada me uniformitet të pabesueshëm lëvizjesh të njësuara, fëmijë me shalle të kuqe e ngjyra jete nga shteti më i izoluar në botë.

- Advertisement -

Gjatë kohës sa ishte në krye të vendit ai nuk kishte pasur liri të shtypit ose fesë, duke mos lejuar kundërshtimin politik ose arsim të barabartë, ku pothuajse çdo aspekt i jetës politike, sociale dhe ekonomike kontrollohej nga ish-diktatori Kim Jong-il

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit