2.5 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Skandalozi Lubonja: Në Kosovë janë dëbuar serbë për ta pastruar territorin

Rekomandime

Analisti kontrovers dhe antiamerikan, Fatos Lubonja ka lëshuar një tjetër deklaratë skandaloze, ku thotë se në Luftën e Kosovës janë dëbuar serbë për ta pastruar territorin.

Lubonja ka deklaruar dje në emision se në Luftën e Kosovës ka pasur vrarë për hakmarrje dhe ka pasur dëbim serbësh në një lloj mënyre për të pastruar territorin.

- Advertisement -

Ai thotë po ashtu se ka pasur vrasje shqiptaresh duke i akuzuar si bashkëpunëtor me serbë dhe kundërshtar politik që atë kohë ishin pjesë e LDK’së.

Në atë luftë ka pasur të vrarë për hakmarrje sepse u bë gjithë ajo histori, ka pasur edhe dëbim serbësh në një lloj mënyre për t’i pastruar ashtu siç bën serbët me shqiptarët për ta pastruar territorin, ka pasur vrasje shqiptaresh, për arsye se një pjesë janë akuzuar si bashkëpunëtor me serbët dhe kundërshtar politik që e dimë se janë njerëz në atë kohë të LDK’së dhe të gjitha këto qarkullojnë dhe asnjëherë nuk ballafaqohemi me to se kemi frikë se këta janë në pushtet”, tha Lubonja.

Kujtojmë se Lubonja njihet për qëndrimet e tij kontroverse dhe anti Amerikës.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit