12.7 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Skenaret politike të Kosovës pas 14 nëntorit

Rekomandime

Të dielën Kosova zhvillon raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në disa prej komunave më të rëndësishme të vendit, ku në krye natyrisht qëndrojnë Prishtina, Prizreni, Gjakova, Gjilani, Podujeva etj. Është një zhvillim i rëndësishëm, por jo aq përcaktues sa në Maqedoninë e Veriut, ku zgjedhjet vendore tronditën në themele politikën, qeverinë dhe ekulibrin mazhorancë-opozitë.

Në Kosovë, mazhoranca nuk se humbi zgjedhjet, edhe pse humbi shumë vota, apo edhe disa njësi vendore. Vetëvendosja mbetet forcë e parë politike në rrafshin proporcional, duke pësuar normalisht një tërheqje të shifrës së 50%-shit të marrë më 14 shkurt të këtij viti në zgjedhjet parlamentare.

- Advertisement -

Nga ana politike, nëse të dielën në darkë, Albin Kurti nuk fiton Prishtinën, Prizrenin, Gjakovën, apo edhe Gjilanin, del nga këto zgjedhje pa trofe. Që i bie se i ka humbur plotësisht zgjedhjet vendore. Nëse fiton Prishtinën e Gjilanin, por jo Gjakovën e Prizrenin, është një humbje e pjesshme. Nëse i fiton të gjitha komunat e mëdha, nuk ka humbur, e mund të shpallet një fitues relativ. Megjithatë, ajo që mund të thuhet nga zgjedhjet vendore të Kosovës, është se mazhoranca e Albin Kurtit, nuk përdori forcën e fuqinë e pushtetit për t’i fituar zgjedhjet lokale, siç bëri mazhoranca e Edi Ramës në Shqipëri, apo BDI në Maqedoninë e Veriut.

Albin Kurti, si në Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Gjilan etj, nuk hodhi asnjë lek më shumë nga buxheti për asfalt, kanale apo ujësjellësa elektoralë. Pasi i përdori paratë për pandeminë, ku arriti të sigurojë vaksinat e duhura në një kohë të shkurtër, pas impasit që pati në fillim. E duhet thënë që të gjitha erdhën falë ndërhyrjes së Gjermanisë, e marrëdhënies speciale që Albin Kurti ka me Berlinin.

Sot Kosova është shumë më lart se Shqipëria, për numrin e vaksinimeve. Kjo ngaqë në Shqipëri, Edi Rama i përdori vaksinat si instrument elektoral, e Albin Kurti jo. Arben Vitia ka qenë njeriu i Albin Kurtit për vaksinat, e sot, Kosova jo vetëm e kaloi periudhën e tmerrshme të para dy muajve, por ka rikuperuar sasinë e të vaksinuarve. Por më e rëndësishmja, është se pas zgjedhjeve vendore, Kosova është më demokratike se ç’ishte përpara tyre. Opozita ka arritur të fitojë hapësira të rëndësishme, rezultate të mira, pra të ketë pasur mundësinë për të zhvilluar fushatën e saj.

- Advertisement -

Nëse opozita e Kosovës, pra PDK e LDK i marrin Albin Kurtit të gjitha komunat, vërtetë Vetëvendosje do të humbë shumë, pasi në fund të fundit një parti politike për të marrë pushtet ekziston, por Kosova fiton edhe më shumë se çka fituar deri tani. Do të kemi një panoramë orkestrale, si në filarmoninë e Vjenës, një qeveri të Vetëvendosjes e një pushtet vendor të kundërshtarëve të Vetëvendosjes. Me një fjalë, një harmoni demokratike, që ndodh në SHBA pas çdo zgjedhjeje, prej kur kanë nisur ato.

Në SHBA, kush fiton zgjedhjet Presidenciale i humb menjëherë ato për Guvernator. Kjo jo për politikë, por për koncept demokratik. Në Virginia e New Jersey, elektorati është 70% demokrat, por gjithmonë ka zgjedhur një Guvernator ndryshe me partinë e Presidentit të SHBA. Ky është një koncept sportiv demokratik. E nëse e përqafon atë Kosova, vendi më pro amerikan në Ballkan, atëherë investimi i SHBA për ç’ka bëri për Kosovën, nuk ka shkuar kot. Në panoramën e ngushtë politike, PDK ka arritur të ngrihet, kur ka fituar Mitrovicën, Skënderajn, e nëse merr edhe Drenasin.

- Advertisement -

E kjo ngritje e partisë së Hashim Thaçit është e mirë, sidomos me rastin e Mitrovicës, qytet shumë i rëndësishëm për Kosovën, por politikisht PDK mbetet e treta. LDK-ja e Abdixhikut, sado që ka rikuperuar në tregun politik, edhe falë një marrëdhënie jo luajale të Vjosa Osmanit me Albin Kurtin, duke i ngulur thikat pas shpine(natyrisht me tolerancën e Albinit) po nuk e mori Prishtinën nuk mund të këndojë fitore vetëm me Pejën, e cila është realisht zona e Ibrahim Rugovës, dhe për shumë vite do ta ketë këtë inerci.

LDK, po nuk mori Prishtinën do të ngelet në nivelin e PDK-së. Kurse Vetëvendosje, politikisht nuk i ka fituar zgjedhjet lokale. Nëse Arben Vitia ka qenë një zgjidhje pragmatike për Prishtinën, nuk se erdhi si zgjidhje politike e partisë që arriti të triumfojë kryeqytetin në 14 shkurt.

Por Vetëvendosje, të mos harrojmë ka dy mandate që e qeveris kryeqytetin, edhe pse më pas përjashtoi Shpend Ahmetin, pra vjen si llogaridhënëse. Për Gjakovën, Albin Kurti vendosi një kandidate të konsumuar si Mimoza Kusari, siç ndodhi edhe në Mitrovicë me butaforikun Agim Bahtiri. Gjilani është realisht risija e partisë së Albin Kurtit, si pasojë e kandidatit që është fiks me logjikën e Vetëvendosjes në zgjedhjet e Albin Kurtit. Pra gjithsesi të shkojë puna të dielën, Vetëvendosja nuk triumfon, PDK e LDK nuk ja marrin primatin, por edhe Vjosa Osmani ka treguar se është një grup lobimi i rëndësishëm që i prish punë Albin Kurtit.

Përfundimi: ka disa fitues, më pak humbës, e rezultantja; demokracia nuk ka çeduar, pra vendi ka shkuar në progres. Në fakt ky është qëllimi

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit