2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Skenari i Lumir Abdigjikut: Ta zgjedhë Vjosën Presidente dhe ta dërgojë vendin sërish në zgjedhje

Rekomandime

Lidhja Demokratike e Kosovës ka paralajmëruar që mund ta dërgojë zgjedhjen e Albin Kurtit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo mund të ndodhë ditëve në vijim. Por, të njëjtën kohë Abdigjiku ka paralajëmëruar që ka mandate të diskutojë me Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj presidente.

- Advertisement -

Nëse ajo bëhet e para e shtetit, atëherë LDK pritet të veprojë menjëherë për rrëzimin e Kurtit përmes kushtetueses. Arsyetimi është se ai është i dënuar dhe nuk i ka kaluar ende dënimi.

Me zgjedhjen e Vjosës prediente, sipas kalkulimeve të LDK-së, kësaj të fundit do të mund ti ktheheshin rreth 7-8 për qind të votave që ka marrë ajo me largimin e saj. Kjo, pasi kur ajo të zgjedhej në pozitën numër një në vend, nuk ka të drejtë më të garojë politikisht dhe deputetët që ajo kishte në listë do të mbetëshin pa përfaqësim, pa lidere dhe pa parti.

Të gjendur në këtë situatë, ata do të mund të riktheheshin në strehën e vjetër. Por, matematikat e Abdigjikut dhe LDK-së llogariten gabim. Lëvizja Vetëvendosje në secilën palë zgjedhje nacionale të mbajtura që nga viti 2010 vetëm është rritur.

- Advertisement -

Një stigmatizim i Kurtit dhe një veprim i tillë, llogaritet që do të ndëshkohej tutje nga elektorati. Të njëjtën kohë, humbja e elektroatit nga një parti nuk është parë asnjëherë si mundësi e rikthimit me lëvizje të shpejta politike.

LDK kishte arritur ta kthente një pjesë të elektoratit që ia kishte marrë LDD me Nexhat Dacin. Por, këto parti llogariteshin të trungut të njëjtë, ndërsa LDD kishte pushuar së ekzistuari. Krejt tjetër situatë paraqitet me Lëvizjen Vetëvendosje. Ajo jo vetëm që nuk është në shuarje, por në hovin më të madh.

- Advertisement -

Në paralajmërimin për Kushtetuese të LDK-së, Kosova ime ka bërë një pyetje që po shkoi vendi në zgjedhje, a do të mund të kalonte pragun partia më e vjetër në Kosovë: Pejsa më e madhe e komentuesëve janë shprehur që jo.

Një lojë e tillë mund t’i kthehet boomerang liderit të ri të kësaj partie të vjetër. Abdigjiku është parë si shpresë e kësaj partie. Por, i njëjti në zgjedhjet e fundit nuk kishte arritur të marrë më tepër se 25 mijë vota. Përderisa, Vjosa Osmani në vitin 2017 e rënditur numër 82 në listë, kishte arritur të marrë mbi 65 mijë vota. E as Osmani më pas, duke u mandatuar si kryeministër, kur LDK ishte në hovin më të madh nuk kishte arritur ta mposhtë Albin Kurtin. www.kosovaime.tv

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit