1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Skenari i VV’së që t’ia mundësojë Kurtit kandidimin para shtatorit përmes Ligjit për Zgjedhje

Rekomandime

Vetëvendosje e ka pranuar po tentohnë ta ndryshojnë nenin për kandidim të personave të dënuar, në kuadër të ndryshimeve që i propozuan te Ligji për Zgjedhjet, edhe pse gjatë tërë ditës kishin deklaruar se po tentohet ndryshimi i Ligjit, për t’ia lehtësuar diasporës votimin.

- Advertisement -

Adnan Rrustemi nga kjo parti ka thënë se “kjo s’është ndryshim por është harmonizim me nenin 70 të Kushtetutës së Kosovës.

“Ne kemi qenë të bindur që vendimi i KQZ-së për të penguar kandidimin e Kurtit e Haxhiut, ka qenë i padrejtë. Ne s’kemi bërë kurrfarë ndryshimi, përveçse kemi marrë një nen të kushtetutës që flet për kufizimin për situatën kur deputeti humb mandatin. Është komplet ky paragraf ku thotë se personat e dënuar me një vit e më shumë burg në tri vitet e fundit nuk mund të kandidohen. Kushtetuta e konstaton se një i tillë humb mandatin”, ka thënë ai në Interaktiv.

Ndryshe, në zgjedhjet e 14 shkurtit, në listën e Vetëvendosjes nuk u lejuan të përfshiheshin disa kandidatë për deputetë duke u bazuar në aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese me të cilën i ndalohej kandidimi personave të dënuar për vepër penale me vendim të prerë në tri vitet e fundit.

- Advertisement -

Nëse mbahen zgjedhjet para shtatorit, Kurti sërish s’mund të certifikohet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit