2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Skenari Kosovë-Serbi: Ky është sinjali amerikan, ja kush dhe kur hiqet taksa

Rekomandime

“Taksa është vendosur nga perëndimi, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të, si pasojë e një dallimi esencial në mënyrën e qasjes së këtyre shteteve në raport me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe do të largohet atëherë kur këto vende gjejnë koncenzusin për vijat e kuqe në bisedimet Kosovë-Serbi”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

- Advertisement -

I dërguari i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit, Matthev Palmer, i cili këto ditë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin, ka thënë që nuk është reale të pritet njohja e Kosovës nga Serbia në këmbim të heqjes së taksës.

Madje sipas tij, problemi i njohjes nga Serbia nuk mund të vijë aq shpejt dhe aq lehtë, duke përmendur fillimisht disa punë të tjera që duhet kryer.

“Nuk është reale. Problemi i njohjes nuk është diçka që vjen shpejt dhe lehtë për Kosovën. Njohja reciproke do të jetë një çështje shumë e vështirë për ta diskutuar. I vetmi vend ku ajo mund të arrihet, nuk janë as mediet, as gazetat e as televizionet, por tavolina e negociatave”, ka thënë Palmer në një intervistë për mediet serbe.

- Advertisement -

E lidhur me këtë qëndrim të hapur të z. Palmer, për “Kosova Sot Online” ka folur analisti politik, Hysni Aliu, sipas të cilit ky edhe një sinjal tjetër indirekt për politikën dhe institucionet e Kosovës që të mos nxitohen për të bërë kompromise në këtë proces, ngase Beogradi akoma nuk është i gatshëm ta pranojë as për së afërmi realitetin e krijuar në Kosovë, kurse SHBA-ja duket që fuqimisht është pozicionuar në mbrojtje të sovranitetit të plotë dhe integritetit të shtetit të Kosovës, pa cenimin e kufijve ekzistues, me të cilët nuk po pajtohet shteti serb.

Hysni Aliu

Prandaj sipas Aliut, këto bisedime duhet të kuptohen si një fazë e dytë finale e çlirimit përfundimtar të Kosovës nga ndikimi serb, duke përmirësuar edhe ndërkombëtarët gabimet e veta që i bënë në fillim të dizajnimit dhe imponimit të bisedimeve me shtetin serb.

- Advertisement -

“Kosova është vetëm pjesërisht e çliruar nga Serbia, edhe atë vetëm në aspektin fizik, pra largimi i armatimit dhe ushtarëve serb, por edhe më tutje është e pushtuar edhe fizikisht në veri, ndërsa funksionalisht pothuajse i tërë shteti i Kosovës është minimalisht funksional si pasoj e ndrydhjes që po i bëhet nga disa nivele: së pari nga Serbia, pastaj nga udhëheqja e korruptuar dhe e pa dinjitetshme, e së treti nga faktori ndërkombëtar që është shumë i shpërndarë në mënyrën e qasjes së këtij problemi, duke përfshi këtu edhe miqtë tanë perëndimor.

Taksa është vendosur nga perëndimi, Gjermani, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-të, si pasojë e një dallimi esencial në mënyrën e qasjes së këtyre shteteve në raport me zgjidhjen e çështjes së Kosovës, dhe do të largohet atëherë kur këto vende gjejnë koncenzusin për vijat e kuqe në bisedimet Kosovë-Serbi”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Sipas Aliut, që në fillim të bisedimeve ka pasur qasje të gabuar edhe nga vendet e perëndimit, prandaj ka dalë si opsion kërkesa për ndryshim kufijsh.

“Kam thënë edhe më parë, Gjermania ka pasur një qasje të gabuar në këto bisedime, gjë e cila ka sjell si produkt kërkesën për ndryshimin e kufijve, e kjo natyrisht nuk i ka konvenue Evropës e konkretisht Gjermanisë por as ShBA dhe as Mbretërisë së Bashkuar, dhe për këtë ne jemi në bllokadë tani.

Për mendimin tim, tema e taksës është një temë e shpifur, dhe inekzistente. Ashtu siç ishte miratimi i demarkacionit me Malin e Zi, kusht për liberalizimin e vizave, në të njëjtën mënyrë, po konsiderohet taksa si kusht për bisedime, pra as zgjidhja e çështjes së demarkacionit nuk i heq vizat e as heqja e taksës nuk do ti zhbllokoj bisedimet”, tha Aliu për “Kosova Sot Online”.

Aliu nuk beson aspak në atë që po të donte Serbia për ta zgjidh çështjen e Kosovës, do i bllokonte këto bisedime vetëm për shkak të taksës, por shteti serb duke mos qenë i gatshëm fare që të ballafaqohet me këtë kërkesë ndërkombëtare, vetëm po kërkon shkak për të shmangur bisedimet, e perëndimorët po kërkojnë akoma kohë për tu marr vesh në mes veti.

“Presioni që po i bëhet Kosovës dhe qeveris së ardhshme, ende pa u formuar në lidhje me taksën është për mendimin tim jo racional e aspak i sinqertë.

Kjo po nxit frikë tek ne, që me sa duket perëndimi nuk paska mësuar nga dështimet në strategjinë ndaj qeverive të kaluara, duke mbajtur në pushtet të korruptuarit e të “fortit e luftës” vetëm e vetëm që të ketë një bashkëbisedues të përshtatshëm për bisedimet me Serbinë.

Kjo është arsyeja përse e quaj Kosovën peng edhe te perëndimit, sepse ata me apo pa vetëdije, nuk kanë lejuar që të vijnë në pushtet njerëzit që merren me tema që ndikojnë në kualitetin e jetës së tyre por kanë imponuar koalicione që përshtaten për interesat gjeostrategjike.

Unë besoj që është koha të zgjohen miqtë tanë, të mos i përsëritin gabimet e njëjta.

Në vend të bisedimeve me Serbinë, perëndimi duhet të thotë që prioritet është sundimi i ligjit, arsimimi, dhe vetëm në rendin e tretë të jenë bisedimet me Serbinë, ashtu siç i radhiten gjërat 2 kongresmenët amerikan para pak kohe, ashtu veprohet në vendet e tyre dhe ashtu duhet të veprohet edhe në Kosovë”, përfundoi Hysni Aliu për “Kosova Sot Online”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit