13.8 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Spiuni i BIA-s bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, kaq vota ka marrë

Rekomandime

Branislav Nikolic i cili ka qenë pjesë e shërbimit të Inteligjencës së Serbisë (BIA) ka arritur të bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka marrë 14 mijë e 467 vota në kuadër të Listës Serbe duke arritur të bëhet deputet në legjislaturën e re.

 

- Advertisement -


Për Nikoliqin u bë jo pak zhurmë edhe nga partitë shqiptare.

Arsyeja është se Nikoliq ishte këshilltar i presidenti Hashim Thaçi, dhe atë nga viti 2016.

Por pas presionit të vazhdueshëm Thaçi kishte vendosur ta shkarkojë nga posti i këshilltarit, Nikolicin, ndërsa kishte deklaruar se nuk është në dijeni që të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të dyshimta.

- Advertisement -

Në njoftimin për shkarkimin e tij, zyra e Thaçit kishte thënë se nuk kanë pasur informacione paraprake lidhur me zyrtarin që ka këshilluar presidentin për tre vite rresht.

“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës konfirmon se nuk ka pasur asnjë informacion paraprak dhe zyrtar nga institucionet e sigurisë në Kosovë për përfshirjen e mundshme të z. Branislav Nikolic në aktivitete të dyshimta, për të cilat është raportuar në media”, thuhej në njoftimin e Presidencës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit