1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

“Skenari nga Haga i Thaçit e Veselit kundër Vjosa Osmanit”

Rekomandime

Një skenar nga Gjykata e Hagës, mund të përdorët kundër Vjosa Osmanit.

- Advertisement -

Kështu po pretendon ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se, Thaçi e Veseli nga Haga, do të tentojnë të keqpërdorin familjen Jashari, Muratin apo Bekimin për postin e presidentit kundër Vjosa Osmanit.

Sipas tij, një skenar të tillë e kanë përdorur edhe më herr, si në luftë ashtu edhe pas luftës.

- Advertisement -

Postimi i Naim Miftarit:

Skenari nga Haga

- Advertisement -

Për ti rregulluar punët e veta LLUG sidomos rënien për toke elektorale dhe rrezikun nga ligji i shtetit, pastrimi i organeve ligjore nga dora e krimit të organizuar, ligjit antimafia… PDK-ja do të tenton ta keqpërdor edhe njëherë emrin e familjes të shenjt të Shaban, Hamëz e Adem Jasharit, siç e keqpërdoren gjatë luftës dhe pas luftës për ti mbuluar hajnit e grabitjet e tyre, sikur ishte rasti me Ombudspersonin me Murat Jasharin.

Shumë lehtë skenaristi Hashim Thaçi, Kadri Veseli… nga HAGA tentojnë ta përdorin emrin e Murat Jasharit, ose edhe ma lehtë emrin e Bekim Jasharit, për postin e presidentit si kundër kandidat i Vjosa Osmanit që të përfitojnë vet vota edhe kohë duke shpresuar se pas burgut do të kthehen në pushtet në Prishtinë (Çagllavicë) si Skënderbeu në Krujë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit