-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Skenari për ta bërë Vjosa Osmanin Presidente përmes Listës Serbe

Rekomandime

Deri në fillim të prillit ose zgjedhet presidenti ose vendi shlon sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme.

- Advertisement -

Tash, kur është e qartë se Vetëvendosja nuk i ka 80 vota, e sdo ti ketë as 60, i duhet bashkëpunimi i donosdoshëm me të paktë një parti shqiptare dhe votat e të gjitha minoriteteve.

Vetëvendosje do ti ketë 58 deputetë. Kur PDK do ti ketë 19 deputetë, LDK 15, AAK 8 dhe minoritetret 20. Pa një marrëveshje të mundshme me me njërën nga partitë shqiptare, VV smund ta zgjedhë presidenten.

Ndërkohë, të gjitha partitë shqiptare janë shprehur kundër zgjedhjes së Vjosa Osmanit. Në këtë pikë, Vetëvendosje e ka një zgjidhje: Ti drejtohet Listës Serbe.

- Advertisement -

Bashkë me të e minoritetet, kësaj partie i duhen edhe 2 vota. Begjet Pacolli vetëm se e ka bërë të ditur votën pro. Në këtë situatë, VV duhet ta gjeje edhe një votë nga radhër e LDK’së, të cilën sdo të jetë e vështirë të sigurohet, pasi LDK’së i konvenon shumë që Osmani të jetë presidente.

Kjo, pasi e heqin qafesh barrën e përjashtimit të saj nga partia, që u ka humbur dhjetëra mijëra vota. Këto vota do të ktheheshin me një politikë të mençur, pasi Osmani nuk do të mund ta krijonte më partinë e saj dhe sdo të mund të garonte as në zgjedhjet e arshahme.

- Advertisement -

Më ti arritë 60 vota, VV do të duhej të trokiste me dy emra në xhep në dyert e LS. Do tu thotë atyre zgjedhni: A Vjosa Osmanin apo Murat Jasharin. Ktë të fundit do ta votonin dy partitë e dala nga lufta, PDK dhe AAK pa asnjë kusht.

Në këtë situatë, LS do të kërkonte me ngulm krijimin e asociacionit. Por, këtë nuk e bën VV. Të gjindur në krizë torale dhe para riskit që president të jetë dikush nga familja më e dashur për shqiptarët, por më e urryer për ta, Lista Serbe do të qendronte në sallë që të bëhej kuorumi për zgjedhjen e Osmanit.

Se llogaritë në ato vota është pa haptas nga veprimet e VV’së.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit