13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Skender Hyseni ia “shkurton” mandatin Albin Kurtit: Nuk do ta keni edhe 5 muaj kryeministër

Rekomandime

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka theksuar se nuk do të ndodh me Qeverinë Kurti siç ndodhi me Qeverinë Haradinaj, ku qëndroi më shumë se 5 muaj në detyrë.Ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka theksuar se nuk do ta keni aq gjatë qeverinë Kurti.”Jo, nuk do ta keni edhe 5 muaj”, tha Hyseni, raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Ai madje e ka quajtuar edhe si vetërrëzim veprimin e Albin Kurtit për shkarkimin e Agim Veliut.”Ka qenë fyerje e rëndë për LDK-në mënyra e shkarkimit të Agim Veliut”, ka theksuar ish- ministri i Punëve të Jashtme.Sipas tij, Qeverinë nuk po e rrëzon LDK, por Vetëvendosje dhe Albin Kurti.

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka theksuar se e gjitha bota është në situatë të ngjajshme sikurse vendi ynë, për shkak të coronavirusi.Sipas tij, edhe në kohë kufte Kuvendet e shteteve punojnë, tha ai, raporton Gazeta Blic.Hyseni ka theksuar se edhe Senati i SHBA-së është në sesionin e rregullt.

”Zonja Osmani është njohëse e mirë e Kushtetutës dhe besoj se ajo do të sillet konform saj”, tha Hyseni në RTV Dukagjini.Ai ka folur edhe për votën kundër të Vjosa Osmanit kundër mocionit, për të cilën kishte raportuar Gazeta Blic.”Kishte thuajse votë unanime. Ishte publike që Vjosa Osmani ka votuar kundër”, tha ai, duke shtuar se beson që Kryetarja e Kuvendit nuk do të veprojë kundër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit