1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Skender Hyseni: Kurti foli sikur t’i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së

Rekomandime

Takimi i kryeministrit, Albin Kurti në Bruksel me delegacionin Serb sipas ish koordinatorit për dialog, Skender Hysenit është një nga dështimet më të mëdha diplomatike.

- Advertisement -

Kështu është shprehur Hyseni përmes një statusi në llogarinë  e tij në facebook, shkruan Gazeta Inofkus.

“Sjellja arrogante dhe pa sens diplomatik e Albin Kurtit në takimin e djeshëm në Bruksel ishte përpjekje e dëshpruar për të minuar dialogun deri në ndërprerje të plotë. Rrjedhimisht, dje, Albin Kurti shkaktoi njërin nga dështimet më të mëdha diplomatike të Republikës së Kosovës që nga shpallja e pavarësisë së saj. Kurti arriti që me sjelljen e tij diletante, krekosjen prej popullisti dhe papërgjegjësine e theksuar, ta dobësonte në masë të madhe pozicionin negociues të Kosovës në vazhdimin e dialogut, i cili, deshi s’deshi Albin Kurti do të vazhdojë”, ka thënë ai.

SPONSORED CONTENT

- Advertisement -

Parazitët janë shkak i shumë sëmundjeve! Shpëto prej tyre tani!

Detoxic

- Advertisement -

Sipas ish koordinatorit për dialog, sjellja e Kurtit do të dëmtojë Kosovën në të ardhmen.

“Kosova në Bruksel dje, bëri saktësisht ate që Vuçiq dhe Serbia preferonin. Kurti shpërfaqi dëshirën e tij për ruajtje të status-quosë. E asgjë më shumë nuk përputhet me strategjinë afagjate serbe dhe interesat serbe sesa mbajtja pezull, në gjendje të ngrirë e kontesitit Kosovë-Serbi me fajin e Kosovës!Kjo sjellje e kryeministrit aktual të Kosovës dëmton rëndë interesat afatgjata të vendit. Ai dje tregoi se nuk ka vullnet, guxim dhe as dije të mbrojë interesat fundamentale të vendit. E sot, nuk ka interes më të madh dhe më urgjent për Kosovën sesa përmbyllja e konfliktit me Serbine me njohje të ndërsjellë”, u shpreh ai.

Madje Kurti sipas Hysenit është sjellur sikurse në tubimet e VV-së në ndonjë nga fshat të Kosovës.

“Mburravecëria para kamerave e tij dje në Bruksel të bënte të mendosh se Kurti po i drejtohej ndonjë tubimi të VV-së diku në ndonjë fshat të Kosovës duke bërë monolog popullist dhe folk-patriotik!Sidoqoftë, rrethanë e mirë është që jo çdo gjë, që të mos them pak gjë, varet nga Kurti dhe Vuçiqi, të cilët duket kanë të njetin qellim, zvarritjen dhe status-quonë.Dialogu do të vazhdojë, dhe unë besoj se to të mbyllet shpejt!”,tha Hyseni.

Kujtojmë që takimi i ardhshëm ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit pritet të mbahet me 25 korrik

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit