12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

”Nga sytë vëreheni që jeni me koronavirus”: Fillojnë talljet me ministrin Zemaj në rrjetet sociale

Rekomandime

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer fotografitë me mbishkrime qesharake, për ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, pas deklaratës së djeshme në Kuvend, kur iu tha deputetëve të Vetëvendosjes se nga sytë po vërehen se kanë virus.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në seancën e djeshme ka qenë i ashpër me deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje duke thënë se i ka emrat e aktivistëve të tyre që janë të infektuar me koronavirus gjatë tubimit të 12 qershorit.

- Advertisement -

Pas karantinimit të plotë të Kosovës ka qenë normale edhe 1 raste edhe 2 raste. Infeksionit janë shpërnda në mënyrën marramendëse pas tubimit të datës 12 qershor Mbyllni seancën për publikun dhe jua lexoj me emra anëtaret e juaj që janë infektuarve me Covid-19 pas tubimit të VV’së.

Ju jeni të dyshuar, të infektuar shkoni bëni testet, pse po fshihni. Ju jeni i dyshuar në sy shiheni që jeni e dyshuar, bëni testin”, ka thënë Zemaj.

Tutje Zemaj, iu ka drejtuar një deputeti të VV’së duke i thënë se nga sytë vëreheni që jeni të infektuar, pse nuk po shkoni të testoheni, por po hezitoni.

- Advertisement -

Qu ecni shko boni testet, pse po hezitoni, nga sytë vëreheni që jeni me koronavirus,” ju ka thënë Zemaj dje deputetëve të VV’së.

E pas kësaj deklarate kanë filluar shakat në rrjetet sociale, e kryesisht në grupe të ndryshme ku publikon edhe memo.

- Advertisement -

Njëra ndër to ka qenë Armend Zemaj me Labinot Tahirin, ku ky i fundit thotë se s’ka virus, derisa përgjigja e ministrit shkruhet ”Paji nal t’kqyri iher”.

Më poshtë keni disa fotografi qesharake që janë bërë virale në rrjetet sociale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit