5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Gjuriq: Kush dëshiron ta ndihmojë Prishtinën, le t’u dërgojë libra e jo tanke

Rekomandime

Të shtunën (25 korrik) ka mbërritur në Kosovë kontingjenti i dytë i automjeteve të blinduara të dedikuara për Ushtrinë e Kosovës, të blera nga SHBA-ja nga buxheti i Kosovës.

- Advertisement -

Këtë e ka konfirmuar Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Kurse ditë më parë, mediumi propagandues rus “Sputnik”, raportoi se kinse Gjermania po i dërgon Kosovës automjete ushtarake dhe armatim.

Këtë e demantoi Ministria e Mbrojtjes në një përgjigje për “Zërin”, duke e quajtur “lajm të rremë”, por megjithatë, drejtori i të ashtuquajturës zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq, ka vazhduar t’u besojë lajmeve të rreme të mediumit rus.

- Advertisement -

Ai ka thënë se qeveria gjermane, në krye me kancelaren Angela Merkel, po i armatos shqiptarët e Kosovës, ndërsa thotë se këtë po e bën në kundërshtim me faktin se nuk guxon të armatosë vende që nuk janë pjesë e NATO-s.

“Kush dëshiron ta ndihmojë Prishtinë, do të duhej dërguar libra, e jo tanke. Duhet t’ua dërgojnë Kartën e OKB-së, Rezolutën 1244, libra për të drejtën ndërkombëtare. Nuk mund të shkohet me tanke në UNESCO, në OKB, INTERPOL. A do t’i detyrojnë tanket më shumë se 100 shtete ta njohin pavarësinë e rrejshme? A do t’i detyrojnë tanket 120 mijë serbët e Kosovës ta njohin shtetin e rrejshëm? Dikush i përgjegjshëm duhet t’u thotë shqiptarëve – mos ëndërroni se serbëve mund t’iu kundërviheni me tanke, a s’ju mësoi asgjë historia juve, a? Mësoni nga gabimet tona nëse nuk doni apo nuk mundeni nga gabimet e juaja. Mjaft me armë në Ballkan. Të mos e luajmë më këtë lojë”, tha ai për “Kosovo Onlajn”.

- Advertisement -

Ai tha se SHBA-ja dhe shtetet më me ndikim të BE-së e njohin pavarësinë e Kosovës, pa shumë shanse që në të ardhmen e afërt ndonjë prej tyre të mund të ndryshojë rrënjësisht pozicionin e vet.

“Prandaj, Beogradi në këtë dialog, në çdo aspekt është në pozicion shumë më të vështirë sesa Prishtina. Të themi, ne në atë dialog nuk flasim edhe aq me Prishtinë, sa me sponsoruesit e saj, sepse, të mos jemi naivë, nuk është Prishtina ajo që vendos për asgjë”, deklaroi Gjuriqi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit