0.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Skënder Hyseni “mollë sherri” në Qeverinë Hoti

Rekomandime

Dialogu e emërimi i Skender Hysenit nxjerrin mospajtime mes partnerëve të koalicionit.

- Advertisement -

Skender Hyseni këtë të enjte ka qëndruar në Bruksel.

Ish ministri i punëve të jashtme, tani në rolin e koordinatorit për dialogun në kryeqendrën evropiane është takuar me palën serbe.

Por, duket se emërimin e tij në këtë pozitë kryeministri, Avdullah Hoti e ka bërë pa u konsultuar me partnerët e koalicionit.

- Advertisement -

E gjithë kjo situatë duket se ka krijuar tensione brenda koalicionit qeverisës.

Në partinë e Ramush Haradinajt, e cila është hisedarë në ekzekutiv thonë që kryeministri Hoti duhet të konsultohet me partnerët para se të marrë vendime të tilla.

- Advertisement -

Time Kadrijaj thotë se shefi i qeverisë i ka të qarta qëndrimet e AAK-së për dialog.

E hatri për këtë veprim të kryeministrit Avdullah Hoti, duket se i ka mbetur edhe Nismës Socialdemokrate.

Vetë kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj ka thënë që Hoti nuk ka folur me ta për emërimin e Hysenit.

Edhe në këtë parti kanë disa fjalë për Hotin sa i përket dialogut me Serbinë.

Ndërkohë, Albert Krasniqi nga D+ tregon arsyet të cilët mund ti kenë shtyrë partnerët e koalicionit të dyshojnë në dialogun me Serbinë që e udhëheq Hoti.

Megjithatë Krasniqi nuk i sheh si fort serioze këto paralajmërime që po i bëhen Hotit.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin i ka bërë 48 ditë që nga marrja e detyrës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit