12.5 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

Skënder Hyseni për nënshkrimin e Asociacionit me Serbinë: Nuk ka pasur rrugë tjetër!

Rekomandime

Ish-kryediplomati, Skënder Hyseni ka folur për InDoks për marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, marrëveshje e arritur në vitin 2013 përkatësisht 2015.

Hyseni ka thënë se Kosova nuk mund t’i ikte assesi dialogut me Serbinë. Thotë se nuk ka pasur rrugë tjetër veçse të nënshkruhet marrëveshja për asociacionin.

- Advertisement -

Pra, duhet të nisemi nga aty pse dialogu. Pra ka qenë një moment të cilit Kosova assesi nuk ka pasur mundësi ti ikë, ka qenë përtej fuqisë së Kosovës që të ndikojë dhe kjo ka sjell deri tek dialogu dhe rrjedhimisht edhe deri tek hapja që përmban Pakoja e Ahtisarit. Tash, tek asociacioni edhe kjo nuk kuptohet, ose nuk do të kuptohet nga shumë politikanë dhe të tillë që merren me analiza politike sepse Asociacioni është pjesë e Pakos të Ahtisarit mbi të cilën është shpallë Pavarësia e Kosovës dhe në deklaratën ku është konstatu …”, tha ish-kryediplomati për InDoks.

Përmend edhe Pakon e Ahtisarit që lidhej direkt me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës.

“Kosova e ka marrë obligimin që të krijojë një asociacion të Komunave me shumicë serbe pra është edhe kategori kushtetuese, unë nuk po ndalem në analiza është mirë apo nuk është mirë sepse ne të gjithë e kemi ditur çka është mirë edhe çka nuk është mirë, mirëpo e vetmja mënyrë për ta shpallë Pavarësinë e Kosovës ka qenë pranimi i Pakos së Ahtisarit. Nuk ka pasur rrugë tjetër”, tha ai.

- Advertisement -

Sipas ish-kryediplomatit Kosova nuk duhet të ketë frikë nga asociacioni.

Hyseni potencon se me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe sjell njohën e ndërsjellë.

- Advertisement -

“Tash të spekulohet, 13-14 vjet prapa të bëhet politikë e madhe folklorike, patriotizëm i zbrazët mirëpo duhet parë faktet, marrëveshja për Asociacionin ka qenë rrjedhim i Pakos së Ahtisarit dhe unë e them me bindje, e kam thënë vazhdimisht nuk duhet absolutisht pasur frikë nga asociacioni për aq kohë sa zbatimi i tij të jetë pjesë e pakos së njohjes së ndërsjellë. Në rrethanat kur Serbia e njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran një asociacioni Komunave serbe me vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese absolutisht nuk mund ti shkaktojë asnjë dëme Kosovës dhe nuk mund ta defunksionalizojë Kosovën si shtet”, ka deklaruar ai për InDoks.

Për InDoks, Hyseni deklaroi se për subjektivitet total ndërkombëtar Kosova duhet të arrijë marrëveshje e Serbinë.

“Pala serbe insiston që Kosova është pjesë e Serbisë nuk është, pala serbe insiston që Kosova është djepi i serbizimit dhe ortodoksizmit por Kosova nuk është, Kosova është e pavarur, sovrane natyrisht ka ende rrugë për të bërë derisa ta rrumbullakosje tërësisht këtë subjektivitet ndërkombëtar dhe për ta bërë këtë është e domosdoshme ta bëjë një marrëveshje me Serbinë deshëm apo nuk deshëm ne.

Ish-ministri i jashtëm nga radhët e LDK-së thotë se sa do të arrijë Kosova që të jetë taman një shtet i konsoliduar varet nga qeveria e Kosovës, politikat e saj.

“Edhe Serbia edhe Kosova nuk mund të bëjnë asnjë hap përpara, pa u marrë mes vete për ekzistencë paqësore, bashkëjetese paqësore si dy shtete të pavarura të cilat e ndajnë një kufi të caktum, pra përtej kërkesave, përtej ëndrrave që mund të shoh dikush në Beograd, Kosova është shtet i pavarur dhe sa do të jetë ai shtet i pavarur, stabil, i konsoliduar dhe sa do të bëjë progres në integrimet e më tejme varet ekskluzivisht nga ne, nga qeveria jonë dhe nga politika e Kosovës dhe natyrisht nga përkrahja që mund të marrim nga miqtë, nuk mund të bëjë asnjë hap para Kosova pa koordinim, bashkëveprim, marrëveshje të ngushtë me SHBA-të dhe BE-në, duhet ta kemi të qartë Kosova nuk mund të ekzistojë e izoluar nga bota dhe arkitektura globale por në rend të parë evropian e sigurisë të stabiliteti politik”, ka thënë Skënder Hyseni.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit