8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“S’keni nevoj me na shit men”, “dil përjashta”, anëtarët e VV’së përpIasen me përfaqësuesin e minoriteteve në KQZ

Rekomandime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke mbajtur aktualisht një mbledhje ku po diskutohen disa rekomandime të QNR’së.

në këtë mbledhje janë përpIasur ashpër përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje përfaqësuesin e minoriteteve, Rifat Krasniç.

- Advertisement -

Krasniç i ka reaguar ashpër Alim Ramës së Vetëvendosjes, duke i thënë se nuk kanë shkuar në mbledhje për të dëgjuar fushatë dhe ligjerata.

“ Na skemi ardhë këtu me i dëgju ligjeratat e Vetëvendosjes.

E kam kry fakultetin, spo du me ni prej juve ligjerata”, ka thënë Krasniç.

- Advertisement -

Për këtë deklaratë ka reaguar Sami Kurteshi i cili i ka thënë kolegut të tij në KQZ se mund të dalë jashtë nëse nuk dëshiron të dëgjojë.

Pas kësaj përsëri Krasniç ka vazhduar fjalën duke thënë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk është vend për tubime politike.

- Advertisement -

“ Nuk është ky vend parlament, apo tubim, me i bo reklama Vetëvendosjes. Ne këtu duhet me e mbrojt ligjin. S’keni nevojë ju me na shit men”, ka thënë Krasniç.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit